E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katalanasit kërkojnë Nejmar, gati akordi

Gazeta Shqip

Ylli i Santosir, Nejmar, vazhdon të dëshirohet nga Barcelona, duke refuzuar ofertat e klubeve të mëdha europiane. E fundit këtë herë është oferta e bërë nga Mançester Junajtid. Klauzola për arritjen e akordit me brazilianin ishte 48 milionë euro, por gjithçka është kthyer pas. Sa i përket shkrimit në gazetat spanjolle dhe ato braziliane, lojtari ka ndërmend të pajtohet me marrëveshjen verbale me Barcelonën, e cila do ta lidhte me spanjollët me një afat të mesëm kohor. Pasiguria për ardhjen e tij te Barça ka të bëjë me kohën e operacionit. Talenti i ri brazilian në qytetin katalanas mund të vijë më shpejt se verën e ardhshme, por Santos po i kërkon lojtarit të mos e lërë ekipin deri në vitin 2014, viti i Kupës së Botës në Brazil.

Katalanasit kërkojnë Nejmar, gati akordi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›