E Diel, 1 Nëntor 2026

Mafia VIP trukonte ndeshjet e Shqipërisë, përgjimet greke zbulojnë skandalin

Greqi- Hetimet e policisë greke kanë nxjerrë në dritë skandalin e trukimeve të ndeshjeve të skuadrës shqiptare të futbollit, dhe jo vetëm. Pas përgjimit të bisedave telefonike policia greke ka arrestuar 53 pjesëtarët e tre grupeve kriminale në Greqi, të cilët në veprimtaritë e tyre të jashtëligjshme merreshin edhe me trukime ndeshjesh.

Mësohet se mes të arrestuarve është edhe një ndër gazetarët më të njohur në Greqi, drejtorë të shërbimit të ndjekjes së krimit ekonomik, avokatë, bankierë dhe policë.

Mediat greke raportojnë se anëtarët e këtyre grupeve mafioze merreshin me pastrim parash, jepni huam me përqindje deri në 80% në një muaj si dhe trukonin ndeshje.

Përgjimet kanë regjistruar një material audio ku dëgjohet fare qartë biseda mes dy personave që tregojnë sesi ndeshjet e verës së kaluar të Shqipërisë me Malin e Zi dhe Argjentinën janë trukuar.

Madje sipas njërit nga bashkëbiseduesit fitimi me Malin e Zi ishte i sigurt pasi kishte folur me trajnerin e skuadrës shqiptare. Por skandali nuk përfundon këtu, njëri prej persona ka kandiduar me partië LAOS në zgjehdjet vendore të 2010-ës.
Ndërkaq sipas mediave greke pritet të bëhen publike rreth 15.000 faqe përgjime që tronditën jo vetëm Greqinë por edhe vendet e tjera që do rezultojnë me trukim ndehsjes prej këtyrë mafiozëve.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Kriza greke “gjunjëzon” mediat Greqi- Kriza greke po prek edhe gazetarinë në Greqi. Mesohet...
  2. Brukseli në pritje të qeverisë së re greke Greqi- Pas takimit të krerëve të eurozonës mbrëmë në Bruksel,...
  3. Pakicat greke në CENSUS- Athina zyrtare, dyshime mbi rezultatët Greqi- Madhësia e grupëve të pakica kombëtare dhe zonat ku...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›