Mafia e pronave kërcënon bregdetin
Shqipëria po i dorëzohet një ‘mafie të pronave’, tregtia ilegale e së cilës po rrënon bregun e virgjër të dikurshëm shqiptar dhe po sjell konfuzion në zonat qytetare. Me burokracitë e shtetit post-komunist, tregtia ka lulëzuar duke mos u ndëshkuar, duke mashtruar rreth 15 mijë familje (disa prej të cilave kanë blerë të njëjtën prone) dhe disa të tjera duke u ‘zgjidhur’ përmes vrasjes, fakt që ka kushtuar jetën e 2000 personave në 15 vitet e fundit. ‘Qeveria shqiptare nisi një operacion, i cili ka si qëllim të çrrënjosë këtë faktor”, u shpreh ministri Enkelejd Alibeaj për AFP-në. Alibeaj u shpreh se mafia ka përfituar “dhjetëra bilionë dollarë” me ndihmën e zyrtarëve të caktuar në krye të regjistrimit të pronave.Çrrënjosja e korrupsionit është një nga kushtet kryesore që Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Megjithatë, deri më sot, ky vend ka arritur vetëm një marrëveshje me bllokun, në qershor 2006.Problemi u bë publik në gusht kur prokurorët ndaluan 7 persona, duke përfshirë edhe tre zyrtarë të regjistrit të pasurive, mbi skemën e lëshimit të dokumenteve false të pronave, si dhe pastrimit të parave. Skandali vazhdoi edhe në muajt e fundit, duke ekspozuar dhjetëra zyrtarë nga partitë politike sit ë përfshirë në afere të ndryshme, si krerë të bashkive apo noterë të njohur.“Dhjetëra hektarë janë përvetësuar nga “mafia e pronave” të cilët kanë përdorur regjistra fals për të provuar pronësinë e tyre… dhe i kanë shitur këto toka me një çmim shumë të lartë”, u shpreh për AFP-në ministri shqiptar i Bujqësisë Jemin Gjana. Përgjatë bregdetit Adriatik “me dhume dr 170 hektarë tokë pyjore dhe 254 ha kullotë, si dhe tokë djerrë janë zënë nisur nga transaksionet e jashtëligjshme”, vazhdoi Gjana. Në disa raste, shtëpitë ose pronat u janë shitur blerësve të ndryshme. Qindra shqiptarë kanë zbuluar se pronësia e tokës që kanë blerë apo trashëguar ka qenë e zënë. “Letrat e së njëjtës pronë u janë shpërndarë personave të ndryshëm në të njëjtën kohë” u shpreh Gjin Marku, i Komitetit të Pajtimit Kombëtar, një grup i ndërtuar për të luftuar dhunën që ka shkaktuar ky konfuzion. “Shumë shqiptarë zgjedhin që t’i zgjidhin problemet me armë” u shpreh Marku, duke konfirmuar se të paktën 2000 vetë janë vrarë në 15 vitet e fundit lidhur me problemet e pronës. Në një rast, mediat shqiptare raportuan se autoritetet deklaruan për arrestimin e dy oficerëve të akuzuar për lëshimin e dokumenteve të pronësisë për rreth 100 ha në një zonë turistike në Shëngjin, në veriperëndim të kryeqytetit. Çështja në të cilën janë të përfshirë fajtorët u ka sjellë atyre një fitim prej 2,5 milionë dollarësh apo 1,75 milionë eurosh, u shprehën autoritetet. Në total, rreth 15 mijë familje në të gjithë vendin janë viktimë e problemeve në skemën e shitjes së pronave, shprehet Marku. Regjistri i pronave në Shqipëri ka pasur probleme që kur zyrat u shkatërruan gjatë vitit 1997, pasojë e skemave piramidale ku humbën paratë shumë nga familjet shqiptare. Shumë dosje mungojnë nga regjistrat, thotë Arben Qiriake, kreu i Komisionit Shqitar të Hipotekave. Në përpjekje për të përditësuar regjistrat, qeveria, me mbështetjen e Bankës Botërore, ka nisur një project madhor për të realizuar një sistem kompjuterik. Gjithashtu u miratua një ligj për të parë të gjithë lëvizjet që bazohen në një dokument fals. Ligji parashikon edhe ngritjen e një komisioni të veçantë hetues në çdo bashki për të analizuar të gjitha ankesat nga viktimat e mafies së tokës përgjatë shitjeve. “Në 287 dosje në Tiranë, kemi regjistruar 65 raste në të cilat e njëjta pronë u ishte dhënë të paktën shtatë blerësve”, u shpreh Qiriako. Një hetim gjyqësor ka nisur kundër 65 zyrtarëve dhe këshilltarëve lokalë të dyshuar për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë për qindra hektarë në bregdet dhe në qytetet e mëdha.