E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesat SHBA- Mali te Zi perputhen ne lidhje me Kosoven

"Interesat e Amerikes dhe te Mali te Zi perputhen ne lidhje me njohjen e Kosoves, sepse qe te dyja vendet jane te interesuara per ruajtjen e stabilitetit te rajonit", ka thene ambasadori amerikan ne Mal te Zi, Roderick Moore. Ai ka thene gjithashtu se pothuajse pesedhjete vende e kane e njohur Kosoven, dhe ka hedhur poshte pohimet e nje pjese te opozites malazeze, se duke lavderuar qeverine e Malit te Zi po e detyron Podgoricen te beje te njejten gje. "Disa, ceshtjen e njohjes se Kosoves nga ana e Malit te Zi e kane komentuar si ceshtje amerikane, ndersa ato pohime gjithmone i kam hedhur poshte si te pastaj", ka theksuar ambasadori Moore. Sipas tij, e "ben te lumtur" fakti qe ambasada amerikane ka nje bashkepunim te shkelqyer me Qeverine dhe me autoritetet, si dhe me perfaqesuesit e te gjitha partive parlamentare. Ambasadori amerikan ne Mali te Zi ka vleresuar se edhe rrjedhat demokratike, per te cilat informohet nepermjet mediave, ka kontribuar qe te merret vendimi edhe per njohjen e Kosoves.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›