E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita: Buka, protesta per rritjen e cmimit

Deputetet e opozites ngriten dje ne Kuvend shqetesimin per rritjen e cmimit te bukes, duke paralajmeruar edhe protesta nga pakenaqesite. Nenkryetari i Grupit socialist, Erion Brace, akuzoi qeverine qe po rendon situaten ekonomike te vendit. "Me thoni si do e perballojne shqiptaret rritjen e cmimit te bukes, kur jane te papune e pagat e pensionet nuk u jane rritur nga 1 korriku i vitit qe shkoi", reagoi Brace. Sipas tij, qeveria duhet te marre masa urgjente per permiresuar situaten ekonomike e jo kryeministri te shfajesohet duke ja lene kete rritje ceshtjes se tregut. "Shtresat ne nevoje, vijoi Brace, e kane te pamundur te perballojne rritje te tilla qe sa vijne e behen me te shpeshta". Shqetesimi per shtrenjtesimin e cmimit te bukes u ngrit ne salle edhe nga deputeti Pirro Lutaj. Aleancisti tha se paaftesia e qeverise po ben qe populli te vuaje gjithnje e me shume. Duke marre si shembull zonen e tij zgjedhore te Mallakastres, Lutaj tha se zona e tij po vuan nga varferia qe sa vjen e thellohet. Sidomos pas rritjes se radhes se cmimit te bukes. "Kjo eshte varferi. Pensionet dhe te ardhurat jane te pamjaftueshme per te perballuar jetesen. Rritja e cmimit te bukes eshte nje lajm i keq qe do te sjelle pasoja jo te vogla", tha Lutaj. Ai paralajmeroi dhe reagime nga njerezit per shtrenjtesine qe vjen gjithnje e ne rritje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›