E Diel, 1 Nëntor 2026

Mafia serbe pagoi 200 mije euro huliganet

Sipas shtypit serb dy shefa te mafias lokale lokale kane paguar huliganet serbe per te provokuar moszhvillim e ndeshjes Itali-Serbi te vlefshme per kualifikueset e Euro 2012-s te marten e kalaur.

Imazhet ne stadiumin Marasi te Xhenoves bene xhiron e botes. 1600 ultrasit serbe me veprimet e tyre perfshire dhe djegien e flamurit shqiptar ia dolen te ndalonin ndeshjen pas vetem gjashte minutash loje.

Shume prej tyre ishin paguar nga shefat e bandave kriminale per te mos lejuar vazhdimin e ndeshjes.

Eshte kjo qe raporton media serbe.

Me shume se 200 mije euro iu dhane me shume se 60 huliganeve per te organizuar udhetimin pasisjet dhe provokimin per te krijaur parregullsi ne stadium per te mos lejuar zhvillimin e ndeshjes ne Xhenova - shkruan gazeta serbe Politika duke cituar nje burim te afert nga hetimet.

Deshira per te mos lejuar zhvillimin e ndeshjes ka qene e dy krimineleve te mafias lokale. Ata kane financuar crregullimet pasi ishin te interesuar qe te krijohej nje kaos brenda shtetit serb - shpjegoi i njejti burim.

Edhe presidenti i Federates Serbe te Futbollit Tomislav Karaxhic kishte deklaruar pas incidenteve se provokimi i huliganeve nuk ishte vetem nje sulm ndaj futbollit por gjithashutu kunder shtetit.

Keta huligane kishin nje plan te parapercaktuar me ambicien e qarte per te nderprere ndeshjen - tha Karaxhic.

Dy kriminelet qe financuan trazirat njihen si shefa te mafies lokale serbe. I pari ishte nje trafikant kokaine i akuzuar gjithashtu per pastrimin e parave ndersa i dyti drejton nje organizate kriminale te dyshuar per shume vrasje dhunime dhe sjellje agresive.

Policia serbe po heton gjithashtu lidhjet e mundshme midis huliganeve dhe personave te pakenaqur ne gjirin e Federates Serbe te Futbollit por gazeta Politika shkruan se kjo piste eshte me pak e mundshmja.

Post-ndeshja Itali-Serbi pati 16 persona te plagosur dhe 17 te arrestuar.

UEFA hapi nje hetim zyrtar nderkohe qe vendimi do te merret me 28 tetor.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 16 Tetor 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›