MotoGP Stoner godet per ditelindje

Australiani Kejsi Stoner Ducati do te niset ne pole position te dielen ne Cmimin e Madh te Australise ne klasin MotoGP pasi regjistroi kohen me te mire te kualifikueseve te shtunen ne Philip Island perpara dy piloteve te skuderise Yahama Horge Lorenzo dhe Ben Spies.
Stoner e festoi ne menyre dinjitoze pervjetorin e tij duke arritur pozicionin e pare per here te trete rresht ne Cmimin e Madh te Australise pole position i 25-te i tij ne karriere ku 21 prej tyre jane ne MotoGP pikerisht ne diten kur piloti mbushi 25 vjec.
Kampioni i botes ne vitin 2007 fitues i tre garave ne pisten e vendit te tij ka si objektiv te kaloje Valentino Rosin Yamaha ne klasifikimin per pilote me italianin qe ndodhet aktualisht ne vendin e trete 180 pike por me nje pike me shume se australiani Stoner 179.
Kampioni i shumefishte italian i cili regjistroi kohen e tete me te mire gati nje sekonde e gjysme me shume se Stoner do te niset nga linja e trete por Rosi ka fituar pese gara ne Australi 2001-2005.
Stoner beri nje paraqitje te mire ne Australi duke pasur nje kohe me te mire prej 6 te dhjetat me te mire se sa kampioni i ri i botes spanjolli Horge Lorenzo Yamaha nderkohe qe te tjeret ishin te pakten nje sekonde pas.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Shtune 16 Tetor 2010