E Diel, 1 Nëntor 2026

Marrëveshjet Kosovë-Serbi janë politike

Enver Hasani

Kreu i gjykatës që ka çuar në dorëheqjen e dy presidentëve të Kosovës brenda një viti ka sfiduar klasën politike, tek ka folur për njërën nga çështjet që ka hapur debat së fundi definimi kushtetues i marrëveshjeve Kosovë-Serbi, të arritura në Bruksel. Enver Hasani ka premtuar të japë përgjigje nëse ato janë traktate ndërkombëtare ose jo.

Hasani, që është edhe profesor i së drejtës ndërkombëtare, këto konkluzione i ka kualifikuar si puro politike. Zyrtarë të Qeverisë asnjëherë nuk i kanë quajtur të tilla, nga frika se, nëse definohen kësisoj, atëherë është obligim kushtetues që për ratifikim të qiten në Kuvend. Ratifikimi kërkon votën e së paku dy të tretave të deputetëve, ndërsa marrëveshjet nuk mbështeten nga opozita dhe nga një pjesë e deputetëve të subjekteve politike në pushtet.

Hasani, në këtë intervistë, nuk është deklaruar nëse këto marrëveshje politike përmbushin kriterin për tu quajtur traktate ndërkombëtare. Ka thënë se as në kërkesën e Vetëvendosjes, së cilës i është dhënë përgjigje në fillim të javës, nuk janë deklaruar për këtë. Kjo, ngaqë, sipas tij, Vetëvendosja kërkonte krejt diçka tjetër, e që nuk binte në juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese. /KD/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›