E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magath-Schalke ndahen në verë

Nga Express më 09 mars 2011 në ora 17:14

Njëjtë si Bayern-Van Gal, edhe klubi tjetër gjerman Schalke do të ndahet gjatë verës me trajnerin aktual, Felix Magath.

Trajneri gjerman do t’i japë fund përvojës së tij në këtë klub në qershor, derisa udhëheqësit e klubit gjerman janë në kërkim të trajnerit të ri qysh tash.

Emri që përmendet më së shumti, siç raporton tabloidi gjerman Bild, është trajneri aktual i Freiburg, Robin Dutt.

Edhe pse solli përforcime të shumta, Magath nuk arriti rezultate të lakmueshme me Schalken këtë sezon.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›