Magath mbetet edhe në Bundesliga 2

Trajneri i Wolfsburgut, Felix Magath, është zotuar të mbetet me kampionin e Gjermanisë nga edicioni 2009, edhe nëse bien nga liga të shtunën në fund të sezonit në Bundesligë.
“Do të mbetem në klub edhe nëse duhet të luajmë në divizionin e dytë, por jam i sigurt se do të jemi në Bundesligë sezonin e ardhshëm”, tha Magath për televizionin gjerman Sport1.
57 vjeçari udhëhoqi Wolfsburgun drejt titullit në ligë më 2009, por ishte shkarkuar nga Schalke 04 në mars e më pas u kthye në Wolfsburg për ku të cilin thënë se do të jetë skuadra e tij e fundit nga Bundesliga.
Wolfsburg u mposht 2-1 në shtëpi nga Kaiserslautern të shtunën dhe gjendet në pozitën e 15-të në tabelë me 35 pikë, aq sa ka edhe i 16-ti, Borrusia Moenchengladbach në garë për mbijetesë.
St Pauli konfirmoi rënien pas humbjes në shtëpi me rezultat 8-1 nga Bayern Munich të shtunën, ndërsa Wolfsburg, Moenchengladbach ose Eintracht Frankfurt do t’u bashkohen atyre pas rezultateve të xhiros së fundit në Bundesligë të shtunën.
Wolfsburg është mysafir i Hoffenheimit, Frankfurt viziton kampionin e ri Borussia Dortmund, ndërsa Moenchengladbach luan në Hamburg.
Si trajner i Stuttgartit, i Bayern Munichut, i Schalkes 04 dhe i Wolfsburgut, Magath kurrë nuk ka përjetuar rënien nga liga.