Lufte me policine ne Lezhe

Viktima e pare ishte nje grua e cila u vra pa dashje nga bashkeshorti i saj ndersa ky i fundit po shkembente zjarr me policine.
Autori i ngjarjes nje i moshuar 80 vjec me emrin Rrok Pjetri ishte rrethuar nga policia ne shtepine e tij sepse kerkohej per nje vrasje. Nje vit me pare ai kishte qelluar per vdekje bashkefshatarin e tij Lazer Gjoka.
Dje ai ishte zbuluar nga policia ndersa kishte shkuar ne shtepine e tij dhe i ka rezistuar thirrjes se tyre per t'u dorezuar. Gjate shkembimit te zjarrit ai gabimisht qelloi mbi gruan e tij 75-vjecare Cile Pjetri.
Me pas ka vijuar serish rezistencen ndaj policise dhe me pas per te mos u dorezuar 80-vjecari qelloi mbi veten e tij duke u vrare.
Policia u fut ne banesen e tij dhe sekuestroi si prove materiale armen me te cilen ai kishte rezistuar ndaj tyre dhe nga e cila humben jeten dy persona, vete i kerkuari dhe bashkeshortja e tij.