E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magjia e Mesit te Barcelona, krahasimi behet me Maradonen

Mesi shenoi dy gola ne ndeshjen e fundit te "Champions", ndaj Shturtgardit duke ndihmuar katalanasit per te kaluar ne raundin tjeter te "Champions League".
Sulmuesi i Argjentines ka arritur qe te shenoje plot 31 gola, ne te gjitha kompeticionet dhe me paraqitjet e vitit te kaluar ai ka arritur qe te shpallet "Lojtari i Vitit 2009". Performanca e tij prej nje mjeshtri e ka shnderruar ekipin e Barcelones ne nje pretendente kryesore, per fitimin e Kupes se Botes. "Eshte e jashtezakonshme se cfare ben ai ne fushe. Ai eshte argetues", - theksoi Tierri Henri. "Ai luan gjithmone e me mire. Ai po paraqet nje nivel te tille, sa te gjithe te Barcelona kane tashme deshire qe ta ndalin", - shprehet Henri. "Mendoj se nuk ka asnje dyshim se Mesi eshte lojtari me i mire ne bote, - theksoi trajneri i Shtutgardit, Kristian Gros -zotesite e tij jane te pabesueshme, nese marrim per baze edhe moshen e lojtaret. Mendoj se do te ishte e drejte, nese e krahasojme Mesin me Diego Maradonen". "Pleshti", pseudonimi i Mesit, ka arritur te shenoje shtate gola ne ndeshjet e fundit te katalanasave, duke perfshire edhe ndeshjen e fundit te kampionatit me Valencian. Fitorja ndaj Valencias mban kampionet ne fuqi te Spanjes, ne gare per te fituar edhe kete sezon titullin, ku mbetet te fitoje rivalitetin me Realin e Madridit. Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola theksoi se statusi i Mesit, si nje lojtar qe ndryshon i vetem fatet e ndeshjes eshte rritur dhe ai mund te konsiderohet tani mes lojtareve me te medhenj te historise, sidomos ne situata me presion te larte. "Vitin e kaluar ne fituam gjashte tituj kampione. Ai ishte vendimtar ne kete arritje," - theksoi Guardiola. "Cdo lojtar i madh ka nje tendence te madhe per te influencuar ne ekipin e tij, ashtu si edhe Majkell Xhordan dikur, me ekipin e tij Cikago Bulls. Ai eshte me i miri. Ne nuk mund ta nderrojme ate me asnje lojtar tjeter", - theksoi Guardiola. Mesi shenoi nje gol ne finalen e majit te kaluar ne "Champions League" ndaj Mancester Junajtid. Ai shenoi nje gol tjeter ne kohe shtese ne finalen e Kupes se Botes per klube ndaj Estudiantes te Argjentines, cka tregon influencen e tij te madhe ne sukseset e fundit te katalanasve. Mesi ishte shume prane nje triolete ndaj Shtutgardit ne ndeshjen e fundit te Liges se Kampioneve, por Jens Lehman pengoi ne disa raste sulmuesin argjentinas per te realizuar nje triplete ne 'Champions".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›