E Diel, 1 Nëntor 2026

Mundja shqiptare do te marre pjese ne nje turne nderkombetar te Athines

Turneu i Athines, testi real i mundjes para Kampionatit Evropian dhe Boteror
Mundja shqiptare do t'i rikthehet arenes nderkombetare me turneun e Athines, qe do te mbahet diten e shtune. Ekipi yne kombetar i stilit klasik, do te jete thuajse i plote per t'u perfaqesuar per here te pare ne nje turne nderkombetar, qe prej Lojerave Olimpike te Pekinit. Sportistet shqiptare, te cilet shenuan suksese ne Kampionatin Boteror te Mundjes, kane vijuar pergatitjet gjate kesaj pauze, ne palestren kryesore te kryeqytetit. Shqiperia do te niset me synime te larta, ne kete turne, per vete faktin se sportistet shqiptare konsiderohet elitare ne arenen nderkombetare. Mjafton fakti se Sahit Prizreni ka arritur te klasifikohet me tre sportisteve me te mire te botes, ne kampionatin e zhvilluar para Olimpiades se Pekinit dhe Elis Guri u kthye nga Kampionati Evropian, qe u zhvillua ne Finlande, me nje medalje bronzi. Federata e Mundjes, pas Olimpiades se Pekinit, pret sukseset e radhes nga sportiste shqiptare. Viron Bezhani, President i Federates se Mundjes u shpreh ne lidhje me synimet, para aktiviteteve te rendesishme nderkombetare. "Ky eshte aktiviteti i pare pas 1 viti e gjysme dhe do te na sherbeje per Lojerat Mesdhetare, qe do te zhvillohen ne Stamboll ne maj", - theksoi Bezhani. Mundja shqiptare kete vit do te garoje dhe ne eventet e rendesishme nderkombetare. Ne muajin prill do te zhvillohet Kampionati Evropian dhe ne muajin tetor Kampionati Boteror. Rezultatet qe do te arrijne sportistet e mundjes ne keto dy aktivitet do te percaktojne edhe numrin e pjesemarrjes nga sporti i mundjes ne Lojerat Olimpike, "Londer 2012". Ne Olimpiaden e Pekinit, Mundja Shqiptare u nis si nje prej sporteve me te suksesshme dhe me rezultate te larta. Sahid Prizreni dhe Elis Guri u kualifikuan fale rezultateve te larta qe arriten, ndersa per ne Londer Mundja Shqiptare ka per qellim qe te shtoje numrin e sportisteve pjesemarres.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›