E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gros: Shtutgardi humbi, Mesi nuk ndalej dot

Trajneri i Shutgardit, Gros luajti me dy mesfushore mbrojtes me qellim qe mbante Mesin sa me te terhequr, por kjo strategji deshtoi brenda 13 minutave loje. Mesi shpertheu ne zone dhe arriti te shenoje golin e pare te ndeshjes, duke i hapur rruge fitores se thelle 4-0, qe nese Lehman nuk do te kishte ndaluar rastet e shumta per gol, triumfi do te kishte permasa edhe me te medha. Pas ndeshjes trajneri i Shtutgardit pranoi se Barcelona ishte e jashtezakonshme dhe loja e Mesit i ka lene mbresa. "Ne e nisim ndeshjen mire, por nuk mund ta ndalnim Mesin, ne momentet vendimtare," - theksoi Gros.
Herri Redknep thekson se Mancester Junajtid, fiton ndaj Interit
Trajneri i Totenhemit: Murinjo eshte shume larg Fergusonit
Trajneri i Totenhemit, Herri Redknep beson se Interi do te eliminohet, nese shorti do ta vere perballe ne cerekfinale me ekipin e Mancester Junajtid. Zikalterit e trajnerit Hoze Murinjo arriten pak dite me pare nje fitore te cmuar ndaj Celsit te Karlo Ancelotit, duke i larguar keta te fundit nga Champions. "Hoze Murinjo mund ta kete etiketuar vetin e tij si 'Special One", por ai nuk eshte koma nje trajneri i "madh," - theksoi Redknep. "Rezultati fantastik dhe performanca e Interit nxoren Celsin jashte kompeticionit te Liges se Kampioneve, - shtoi Anceloti -por une nuk e kam pare ate qe te jete fitues ne kete edicion. Kam pershtypjen se do te mundet nga Mancester Junajtid, nese kjo skuader do te bjere ne shorti". Ne kete moment, Junajtid po kalon nje moment te shkelqyer. Mancesteri ka Uejni Runin ne nje forme te jashtezakonshme dhe nuk mund te mbulohet dot, sidomos nga ekipet italiane", - tha Redknep. "Kjo sjelle dhe debatin mes dy trajnereve. Nuk ka dyshim se Murinjo eshte shume larg reputacionit te Aleks Fergusonit. Ata per mua jane larg njeri-tjetrit, sepse Fergi eshte "Mbret" ne Angli. Ndaj ka dallime, duke qene se Murinjo eshte larguar pas tre sezoneve. Besoj gjithashtu se Murinjo ka ende shume pune per te bere, nese deshiron vertet qe te krahasohet me Fergusonin. Ndoshta kur te drejtoje edhe nje ekip ne Spanje mund te realizoje synimet e tij", - u shpreh trajneri i Djajve te Kuq. "Murinjo ka ende kohe para per te arritur Fergusonin. Per momentin, ne opinionin tim, Mancester Junajtid do ta eliminoje Interin", - perfundon Redknep.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›