E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlerat e Lorik Canes, i njeh me mire Anglia apo Shqiperia?

Lorik Cana, pervec rolit kryesor qe mban te nje ekip i Premier Liges, Sanderlendi, eshte kthyer ne nje imazh pozitiv per te terhequr sa me shume njerez, ne mbeshtetje te futbollit anglez. Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus i besoi shiritin e kapitenit te ekipit te Premier Liges mesfushorit shqiptar, Lorik Cana, ne nje kohe kur 26-vjecari nuk kishte as tre jave qe ishte bashkuar me skuadren angleze. Me pas, ai eshte perzgjedhur per te reklamuar ekipin e tij dhe kompanite qe mbeshtesin financiarisht, Sanderlendin ne Premier Lige. Tifozet e Sanderlendit e kane votuar Lorik Canen, si lojtarin me te mire ne fushe, dhe ai mbetet i preferuari i tyre pothuajse ne cdo ndeshje kur luan ne fushe. Anglia synon te organizoje finalet e Kupes se Botes dhe me emrin e Lorik Canes kerkon te fitoje sa me shume perkrahes ne kete nisme. Anglezet nuk jane menduar dy here, per te vleresuar nje lojtar shqiptar, Lorik Canen. Nderkaq, Lorik Cana konsiderohet lojtari kryesor i formacionit kuqezi. Cana, megjithate, nuk eshte ftuar ne asnje nisme per te reklamuar sportin shqiptar, apo pse jo edhe per promovimin e turizmit shqiptar ne vendet evropiane. Lorik Cana eshte ne kulmin e karrieres se tij. Me imazhin e tij, Shqiperia mund te reklamohet mjaft mire ne Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›