E Shtunë, 31 Tetor 2026

Morati: Interi eshte e ardhmja e Balotelit

Presidenti i Interit, Masimo Morati theksoi se Mario Baloteli ka ende te ardhme ne klubin e tij. Para ndeshjes se "Champions League" kunder Celsit, sulmuesi i Interit eshte perjashtuar nga skuadra, pas nje zenke me trajnerin portugez, Hoze Murinjo. Balotetli nuk ka udhetuar bashke me ekipin drejt Londres. Spekulimet flasin se nje sherr mes tij dhe trajneri ka detyruar portugezin per te marre nje vendim te tille, por problemet e shumta disiplinore kane vene ne diskutim te ardhmen e lojtarit. Interi ne menyre te qarte, ne mungese tij, aktivizoi sulmuesin Samuel Eto, i cili shenoi golin e vetem te ndeshjes, qe siguroi kualifikimin per Blute e Londres. Morati mbeshteti vendimin e Murinjos, per te lene jashte ekipit lojtarin e ri ne moshe por theksoi se Balotetli nuk do te jete i pezulluar per ndeshjet e tjera, ne Seria A. "Murinjo mori vendimin e drejte dhe keshtu mendoj se duhet vepruar ndaj atyre qe nuk bejne me te miren per klubin e tyre", - u shpreh Morati. "Baloteli ka talent dhe eshte nje lojtar shume i zoti. Por duhet te tregohet serioz dhe profesionist dhe ne kete rast ne do te bejme serish paqe me lojtarin", - theksoi presidenti i Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›