Magjia e cirkut vazhdon…
Nëntori i vitit 1959 shënon lindjen e cirkut shqiptar me shfaqjen “Shkopi magjik” ku dalloheshin artistët Ali Duma, Telat Agolli, Skënder Plasari, Vitore Rasha, Bajram Kurti, Arian Miluka, Pineu Shkurti. Regjia u realizua nga Mihallaq Luarasi me një program i cili u vlerësua inkurajues nga publiku.
Specializimet e mëtejshme në Kinë mundësuan konsolidimin e kapaciteteve të grupit të akrobatëve, duke ofruar rrugë të reja në zhvillimin e cirkut shqiptar.
Sot, pas 50 vjetësh, cirku vazhdon të joshë publikun me numrat e larmishëm që ofron duke filluar nga numrat akrobatikë, të ekuilibrit, numrat e ajrit, zhonglerët, klounata etj.
Duke vlerësuar kontributin e të gjithë artistëve, mjeshtërve të profileve të ndryshme dhe duke ndjekur hopet cilësore të zhvillimeve të reja në arenën e cirkut, Qendra Metropolitane do të bëhet për dy ditë, në datat 10 dhe 11 dhjetor, një arenë e vërtetë e shkëmbimeve artistike. Për të festuar 50-vjetorin e cirkut shqiptar do të mbahen sesione shkencore, ekspozita fotografike, do të dekorohen artistët që kanë lënë gjurmë në historinë e gjatë të cirkut të vetëm ballkanik.
Sesioni shkencor do të mbahet nga Kujtim Dumi, Fatos Roshi dhe Pavllo Sallata në studimet e të cilëve do të trajtohet ecuria e cirkut në varësinë bashkiake dhe perspektiva e tij, periudha e tranzicionit të cirkut dhe përshtatja me sistemin e ri. Ky moment i rëndësishëm i këtij përvjetori na jep mundësinë të shohim edhe përballjen me përvojat e artistëve të cirkut jashtë vendit.
Ekspozita fotografike do të sjellë stendat e prezantuara në arenën e cirkut në ciklet “Fillimet e cirkut”, “Zhvillimi në gjirin e estradës”, “Aktiviteti në çadër ’76-’90” dhe “Cirku pas viteve ‘90”.
Duke iu rikthyer premierës së parë “Shkopi magjik”, shfaqja “Magjia e cirkut vazhdon”, e cila do të jetë finalizimi i dy ditëve të mbushura me aktivitete të larmishme me rastin e 50-vjetorit të cirkut, do të mbledhë forcat më të mira krijuese të këtij institucioni.
Në këtë shfaqje do të risillen disa nga numrat më të realizuar dhe me shkallë më të lartë rreziku, si numrat “Shkalla në ekuilibër”, “Vertikale me rrëshqitje”, “Bambuja” etj. Kjo shfaqje, përveç artistëve me përvojë, si: Fitnete Duro, Kujtim Dumi, Fatos Alla, Sokrat Buzo, Pranvera Sallata do të prezantojë edhe emrat premtues të cirkut të sotëm, si: Manushaqe Mullai, Stela Blloshmi, Erando Jucja, Xhejms Kodra, Juxhina Madhi, Rubin Zuna, Klaudia Duro etj. Regjia e shfaqjes do të realizohet nga Kiço Londo, në një konceptim modern të ndërthurur me traditën, efekte speciale që do të shfaqen në datën 11 dhjetor 2009.