E Shtunë, 31 Tetor 2026

Magjia e karnavaleve, nga Venecia në Tiranë, një traditë e re...

SOT Media Group dhe Codex Publicity sjellin mbrëmjen veneciane në kryeqytet
Magjia e karnavaleve dhe misteri i një balloje me maska zbrit mbrëmë në kryeqytetin shqiptar. E konceptuar si një mbrëmje veneciane dhe e mbushur me një atmosferë festive, u organizua tek Folia, në Tiranë ku pjesëmarrës ishin personalitete të shquar të politikës, artit e më gjerë. Gjithçka nisi mbrëmë në orën 21.00. Kjo mbrëmje veneciane ishte nën kujdesin e veçantë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, zj. Jozefina Topalli.

Rreth 260 të ftuar ishin pjesëmarrës në këtë mbrëmje madhështore të këtij lloji, e cila vjen për herë të parë në kryeqytetin shqiptar. Ata që e bënë të mundur realizimin e kësaj mbrëmjeje, (që sjell një traditë veneciane në vendin tonë) ishin SOT Media Group dhe Codex Publicity. Të pranishmit nën ritmet e muzikës, si dhe të maskave shijuan mbrëmë një natë të mbushur me atmosferë, e cila tashmë do të jetë traditë në kryeqytetin shqiptar. Personalitete të politikës, artit dhe kulturës për disa orë ishin nën këtë atmosferë, e cila solli magjinë e karnavaleve në kryeqytet. Gjatë gjithë mbrëmjes të pranishmit ishin mes tingujve të muzikës dhe performancave të ndryshme artistike, të cilat u sollën nga artistët më të mirë. Ndërkohë që karnavalet kanë pushtuar ditët e fundit edhe vende të tjera të botës, duke u kthyer në një festë të vërtetë për banorët e tyre. Kjo festë në vetvete përbën një sinonim me argëtimin, ngjyrat, muzikën dhe vallëzimin. Dhe në botë ajo shfaqet me rroba nga më të ndryshme, që nga parada madhështore në Rio de Janiero deri ato satirike në Viareggio, duke kaluar shumë vende të tjera. E ndërkohë që në kryeqytetin shqiptar ajo erdhi me magjinë e mbrëmjes veneciane. Pse Karnavalet në Tiranë?Është bërë traditë që Tirana të importojë festa të ndryshme, tashmë nga qytete të ndryshme, duke i bërë si traditë të saj. Nëse kemi një festë vere që është importuar nga Elbasani në Tiranë, kemi dhe një festë tjetër po aq të çuditshme që quhet Netët e Bardha, festë që importohet nga Rusia e largët, organizatorët e Natës Veneziane, menduan që me implementimin e kësaj feste në Tiranë të importojnë një festë sa evropiane dhe të veçantë. Duke qenë traditë e një qyteti si Shkodra dhe origjinë veneziane, organizatorët e këtij eventi Sot Media Group dhe Codex Publicity menduan që kjo mbrëmje të jetë çelja e një tradite për ta masivizuar vitin e ardhshëm për tre ditë rresht me qytetarët e Tiranës në qendër të qytetit. Mbrëmja veneciane pati një program të ngjeshur, ku performuan xhonglerë, arlekinë dhe akrobatë në hyrjen kryesore nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, në hyrjen e Folisë, si dhe në ambientet e brendshme. Kjo trupë artistike performoi non-stop, duke u alternuar pa krijuar shqetësim për të pranishmit si dhe për situatat artistike që u zhvilluan. Përgjatë natës po ashtu u zhvilluan dhe performanca të disa prej balerinëve më në zë, këngëtarë lirikë interpretuan disa pjese klasike, dy artistë konceptuale shpalosën veprat e tyre më të mira si dhe xhonglerë, arlekine dhe akrobatë performuan gjatë gjithë mbrëmjes. Një trio harqesh performoi në hyrje të ambientit, si dhe një kuartet performoi njëkohësisht në ambientet e brendshme muzikë baroke dhe rondo veneciane. Fjala karnavale mendohet se e ka prejardhjen nga fjala latine carnem levare ose carnelevarium, e cila do të thotë që të zhvishet nga mishi. Një etimologji më e mundshme për fjalën karnaval mund të jetë prejardhja nga latinishtja carne + vale, që do të thotë lamtumirë mishit festimet, e së cilës zhvilloheshin përgjatë festivalit të Lent-it të Kishës Romane Lent. Megjithëse përmendja për herë të parë e termit karnavale është dokumentuar në burimet e 1092 përgjatë Dogatit të Vitale Falier dokumentet e para të cilat përmendin përdorimin e maskave Veneciane gjenden rreth shekullit të 13. Dokumentet përshkruajnë praktikimin goditjes së grave me vezë nga burra të maskuar, e cila u ndalua nga këshilli me ligj në Maj 1268. Maskat e përdorura fillimisht në Venecia për meshkuj ishin Bauta dhe për gratë Moretta. Etimologjikisht Bauta është e paqartë. Mendohet të ketë prejardhje nga fjala Gjermane behuten që do të thotë të mbrosh. Moretta ose Servetta Muta është një maskë ovale me atlas të zi që vishej nga gratë Veneciane. Në shekullin e 18-të përdorimi i maskave të Bautës dhe i Morettes nga gratë dhe burrat në kazino u bë një gjë e zakonshme. Shumë piktura kushtuar kësaj teme janë krijuar nga artistët Pietro (Falca) Longhi dhe Giovanni Antonio "Gianantonio" Guardi. Shumë artistë nuk munden të mos tundoheshin nga tema e karnavaleve në Venecia, duke imortalizuar shumë nga momentet më historike të Italisë në shfaqjet që u krijuan përgjatë festimeve. Dinamika, ngjyra, larmia e personazheve si Abadea, Arlekini, Brighella, Kolombina, il Kapitano, Innamoratto, Pagliacio, Pulcinella,  Pierrot, Laruffianna, Scaramuçia, etj u kthyen në heronj që nëpërmjet imazheve të krijuara nën penelatën e autorëve u bënë të famshëm në të gjithë oborret mbretërore të kohës. Përgjatë karnavaleve si dhe festimeve të tjera zyrtare grupet do të sfidonin njëri-tjetrin në lojëra si ajo e Ballo della Moresca & The Forze d'Ercole. Këto festa reflektonin bashkërisht festimin e eventeve historike Veneciane. Temat e betejave të makinave do të identifikoheshin si Maçhina dei Fuochi (Machine of the flames), në ndërtimin e forcave Veneciane, në fuqinë e Herkulit, betejën në ballon della Moresca , ligje dhe drejtësi në Prerjen e kokave të demave, dhe paqes në formën e fluturimit të engjëjve. Fuqia e Herkulit konsistonte në dy piramida humane të cilat përfaqësonin dy fraksione të qytetit. Këto ishin Castelanet, që përfaqësonin banorët e Sestiere di Castello, San Marco dhe Dorsodurot që përfaqësonin banorët e Kishës së San Nicolo dei Mendicoli, San Polo, Cannareggio dhe Santa Croce Cannareggio. Fluturimi i Turkut , që më vonë u quajt Fluturimi i Engjëllit është një show, i cili fillimisht performohej nga akrobatë turq në shekullin e 16-të dhe më pas nga vullnetarët Arsenallotte. Nga shekulli i 15 deri në fund të shekullit të 16-të organizimi i festive të karnavaleve ju delegua the Compagnie di Calze. Kjo shoqatë e fisnikeve të rinj Veneciane do të përshkruhej si një varietim multikolorites. Çdo grup i çorapeve kishte emra imagjinativ të cilët ishin inspiruar dhe reflektonin virtyte të veçanta si Florid, të bashkuarit, Concorde, duke marrë emrat e tyre nga veprat e bashkëkohësve si Ortolani, Zardinieri, Cortesi dhe Sempiterni. Qëllimi i këtyre grupeve ishte të përgatitnin shfaqjet dhe entertainemet përgjatë karnavaleve. Përreth 1487 dhe 1565 në Venecia operonin rreth 23 grupe. Në shekullin e 18-të veshja e maskave Veneciane vazhdonin deri në gjashtë muaj për deri në momentin që aspekti religjioz i tyre u zhduk. Në 17 tetor 1797 Venecia u bë pjesë e Perandorisë Austriake, kur Napoleon Bonaparte nënshkroi marrëveshjen e Campo Formio. Austriaket morën kontrollin e qytetit më 18 Janar 1798, e cila i çoi karnavalet në rënie duke i çuar madje të mos zhvilloheshin për disa vite. Përgjatë regjimit të partisë fashiste të Musolinit në vitet 30-të, karnavalet u ndaluan, ato përfituan një rilindje të vërtetë nga një numër i lartë artizanesh në vitin 1979, që prej kësaj kohe festimet vjetore të Karnavaleve janë rritur dhe është kthyer në një event ndërkombëtar, duke u festuar nga turistët dhe nga vetë Venecianët. Ndër eventet e ndryshme të festimit të karnavaleve Gran Ballo della Cavalchina në Teatro La Fenice konsiderohet si më spektakolari dhe ekskluzivi i ballove me maska Veneciane.Make up flutur për mbrëmjen e karnavaleve Karnavalet kanë angazhuar shumë njerëz për të qenë sa më të arrira dhe për tu bërë akoma edhe më të bukura se vitin e kaluar. Por, secili prej nesh ka pasur impenjimin personal për tu dukur sa më tërheqës njëkohësisht dhe sa më kureshtar, për vet maskën që ka zgjedhur për të mbajtur. Disa prej nesh, mund edhe të kenë preferuar të mbajnë veshur edhe këtë mbrëmje po të njëjtën maskë që kemi pasur ndoshta edhe vitin e kaluar, të tjerët e kanë blerë atë, ose e kanë marrë me qera, por ka pasur dhe nga ana persona që maskën e kanë përgatitur vet. Karnaval nuk është

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›