E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, banorët protesta për tokat

Banorët e qytezës së vogël të Orikumit kanë dalë dje sërish në protestë për çështjen e tokave të ndara sipas ligjit 7501. Banoret të cilët po humbin tokat kanë bllokuar këtë herë bulevardin e qytetit duke mbajtur në dore parullat në të cilat kërkohet që toka të shpërndahet sipas ligjit 7501 ose në të kundërt t'i kaloje ish-pronareve të ligjshëm. Banoret kanë hedhur serish akuza për mafien e tokave duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit. Ata kanë thënë se do të

rikthehen serish në protesta. Prej disa muajsh banorët e kësaj zone të cilët kanë qenë edhe punonjës të ish-fermës bujqësore të Orikumit protestojnë për çështjen e tokave.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›