E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tafaj jep çmimin Shkolla Inovatore e vitit 2010 gjimnazit Ismail Qemali

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimit Shkolla Inovatore e vitit 2010. Në përfundim të projektit Future School (Shkolla e së Ardhmes) organizuar nga British Council Albania në bashkëpunim me Microsoft Partners in Learning dhe me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit Sears u prezantuan projekt e 10 shkollave pjesëmarrëse në konkurs dhe u ndanë çmime për shkollat më të mira. Çmimi i parë i shkoi shkollës

Ismail Qemali Tiranë, çmimi i dytë shkollës Sami Frashëri Tiranë dhe çmimi i tretë shkollës Raqi Qirinxhi Korçë. Në shkolla tona janë të instaluara brenda këtyre 5 viteve rreth laboratorë informatike, kompjuterë të teknologjisë më të fundit, latop, video projektorë që shërbejnë për zhvillimin e lëndëve jo informatike nëpërmjet metodave interaktive multimediale. Tashmë në 2000 shkolla shqiptare të arsimit para universitar ka shërbim interneti. Afro 540 000 nxënës janë përdorues të tij. E gjithë kjo infrastrukturë elektronike në shërbim të arsimimit cilësor të të rinjve po shoqërohet me trajnime sistematike të mësuesve dhe specialistëve për të ndikuar në cilësinë e transmetimit të dijeve të kësaj fushe tek çdo nxënës,  tha Tafaj. Gjatë përshëndetjes së tij Ministri Tafaj theksoi se arritja e standardeve evropiane në arsim është një shtysë konkrete për qeverinë shqiptare, që në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të ndikimit të saj në procesin e të mësuarit dhe të nxënit, të na çojë drejt objektivave të reja.

Last Updated on E Premte, 12 Shkurt 2010 20:49

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›