E Diel, 1 Nëntor 2026

'Magjia' e parë e Del Pieros për Sydney FC (video)

Alessandro Del Piero shënoi golin e tij të parë për Sydney FC nga goditja e lirë, por nuk arriti të parandalojë ekipin nga një tjetër humbje.

Ish sulmuesi i Juventusit hapi llogarinë e tij në A-League në humbjen 3-2 në shtëpi nga Newcastle Utd Jets, për të cilët Emile Heskey po ashtu shënoi golin e tij të parë në Australi. Del Piero e barazoi rezultatin për Sidneyn duke shënuar në mesin e pjesës së parë.

Goli i tij çmendi tifozët e sidomos për faktin se kjo ishte paraqitja e tij e parë në Allianz Stadium. Por, pavarësisht shënimit të tij skuadra pësoi humbjen e dytë të njëpasnjëshmë në A-League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›