E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sadiku e Çani në sulm, ulen në stol Bogdani e Salihi

TIRANE-Sadiku e Çani në sulm, ndërsa Bogdani e Salihi në stol. Është kjo risia më e rëndësishme e kombëtares shqiptare për ndeshjen e sotme ndaj Islandës, në program në orën 19.00 në "Qemal Stafa". Tekniku Xhani De Biazi ka menduar t'ua besojë dy të rinjve repartin e sulmit, duke parë që Salihi e Bogdani ndoshta nuk i kanë 90 minuta në këmbët e tyre. Ndërkohë, dilema e vetme që trajneri italian nuk ka zgjidhur ende, është ajo e të luajturit me Mavrajn apo me Currin në qendër të mbrojtjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›