E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shaqiri, lojtar i madh

Ylli norvegjez, John Arne Riise ka lavdëruar Xherdan Shaqirin. Sipas ish-futbollistit të Liverpoolit, tani anëtari i Fulhamit, mesfushori kosovar është njëri ndër lojtarët më të talentuar në Evropë.

“Shaqiri është një lojtar shumë i mirë. Ai është i shpejtë, i lëvizshëm dhe i mirë me topin. Ai është një nga më të talentuarit në Evropë”, ka thënë Riise për tabloidin zviceran Blick.

Shaqiri dhe Riise u përballën të premten mbrëma në ndeshjen Zvicër – Norvegji, e cila u zhvillua në kuadër të eliminatoreve për kampionatin Botëror 2014. Takimi përfundoi 1-1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›