Magjia e shpreses dhe forca e parase
NgaARBEN MALAJ
Pas viteve 90 do te ishte e veshtire te mendohej se demokracia do te ndihej serish e rrezikuar. Ndoshta rritja e pabarazise dhe thellimi i saj gjate krizes globale po i nxjerr me mire ne pah risqet ndaj saj. Keto risqe jane shfaqur sot ne shume vende por ato jane me te mprehta ne vendet me demokraci te pakonsoliduar. Keto risqe mund te sjellin me shume pasoja negative ne vendin
tone qe edhe sipas indeksit te demokracise te vitit 2010 edhe pas 20 vjetesh klasifikohet regjim jo demokratik apo demokraci hibride.
Ndaj analiza e risqeve per me teper rritja e ndergjegjesimit dhe reagimit publik sa me shpejt dhe sa me fort mbetet e vetmja rruge demokratike per te mbrojtur dhe konsoliduar demokracine.
Demokracia po rrezikohet gjithnje e me shume nga qeverisjet e korruptuara dhe nga tendencat per te kontrolluar dhe nenshtruar institucionet kushtetuese. Populizmi po behet gjithnje e me ndikues ne garat elektorale. Agresiviteti ndaj institucioneve kushtetuese po rritet. Shqetesimi behet gjithnje e me i madh kur tentohet te injektohet gjithnje e me shume mentaliteti se parate jane faktori percaktues i fitoreve elektorale ndaj ato duhen siguruar me cdo kosto.
E verteta nuk eshte keshtu por disa nga politikanet tentojne rrugen me te lehte manipulimin e proceseve zgjedhore korruptimin e medias korruptimin politik te institucioneve pergjegjese per organizimin e zgjedhjeve dhe nxjerrjen e rezultateve.
Gjuha e urrejtjes agresiviteti ndaj kundershtareve politike deri ne cenimin fizik te tyre ne salla Parlamenti apo aktivitete publike po rrisin shqetesimin publik per kete risk ne rritje. Tensionet partiake jo vetem ne fushatat elektorale por edhe gjate funksionimit te parlamenteve jane rritur kudo por ambienti politik shqiptar dhe sidomos Parlamenti yne eshte me i renduari negativisht.
Ky trend negativ dhe keto situata te renduara kane faktoret e tyre sociale e politike qe i ushqejne. Partite politike kane reduktuar aktivitetet e drejtperdrejta per te takuar diskutuar per te degjuar per te respektuar dhe per te inspiruar publikun.
Demokracia e brendshme e forcave politike eshte cenuar rende. Influenca e parase ka ardhur ne rritje ne konfigurimin e politikave dhe ekipeve politike. Lideret partiake bazuar edhe ne sistemin e ri elektoral kane fituar padrejtesisht me shume pushtet. Fatkeqesisht ky pushtet ne rritje eshte konsideruar prej tyre jo si pergjegjesi/misioni per te ndryshuar pozitivisht forcat e tyre politike per te permiresuar rrenjesisht qeverisjen e vendit dhe per tu investuar per nje kulture te re politike. Ky pushtet i rritur keqperdoret ata ndihen te plotfuqishem deri abuzues normale te pushteteve partiake. Kjo konstatohet edhe ne faktin qe ne strategjite elektorale po i jepet nje peshe ne rritje forces se parase.
Ky mentalitet i ri eshte lehtesuar per tu konsideruar normal edhe nga faktore konkrete te ndryshimeve te rendesishme qe konstatohen tani.
Ndoshta ne menyre te permbledhur dhe te perseritur jane tre faktoret qe ushtrojne presion per te mbivleresuar pushtetin e parase ne politike.
Se pari ngushtimi i diferences midis forcave kryesore politike e ka rritur peshen e votuesve te papercaktuar ne diten e zgjedhjeve. Se dyti eshte rritur ndjeshem roli i medias per te influencuar te pavendosurit. Se treti kostoja e fushatave mediatike po rritet me ritme shume te larta.
Absolutizimi i forces/pushtetit te parase ne politike i demton rende ballafaqimet elektorale. Kjo sepse fushata bazohet gjithnje e me shume tek ky faktor. Ky mentalitet duke demtuar rende zgjedhjet demton shume rende akoma pa lindur qeverisjen e ardhshme.
Midis forces magjike te shpreses dhe forces se parase pa frike do te mbeshtesja nje strategji fitoreje te Partise Socialiste te bazuar tek shpresa.
Nje fitore e bazuar tek paraja i ngjan nje veprimi tregtar ku ne disa raste paguesi/financuesi e ka parapaguar fitimin qe pret nga politikani apo maxhoranca. Politikanet tane dhe qeveritaret e fillojne mandatin e ri duke qene borxhlinj te keqij te financuesve te tyre te fuqishem.
Qeverisja shnderrohet jo vone ne keqqeverisje. Korrupsioni behet masiv kapja e shtetit behet vetesherbim. Vendi vuan gjithnje e me shume nga maxhorancat e prodhuara nga financimet korruptive.
Kjo ndodh atehere kur disa biznesmene i arrijne fitimet e larta nga biznesi me politikane ose kur disa politikane e konsiderojne politiken biznesin me fitimprures.
Kohet e fundit edhe ne Ballkan po shtohen rastet kur kryeministra dhe ministra te konsideruar te gjithepushtetshem po perfundojne ne te akuzuar publike e penale deri edhe te arratisur nga vendi i tyre.
Ne rastin e strategjive te fitores se bazuar tek magjia e shpreses marredhenia parti fituese me votuesit e tyre eshte serish raport debitor por krejtesisht ndryshe. Ne kete rast borxhi/detyrimi eshte moral. Ne kete rast qeveria e re nuk e fillon punen me nje borxh financiar qe shume shpejt e mban te lidhur dhe e imponon. Ne rastin e magjise se shpreses qeveria e re ka nje detyrim moral ti shnderroje endrrat e votuesve te saj ne realitet. Maxhorancat qeverisese qe vijne nga fuqia magjike e shpreses kane detyrimin moral te permiresojne qeverisjen e vendit te luftojne korrupsionin te permiresojne funksionimin demokratik te vendit te rrisin dhe zgjerojne lirite politike dhe ekonomike te te gjithe votuesve.
Do te deshiroja qe ne ndihme te kesaj analize ballafaquese midis fuqise magjike te shpreses dhe fuqise se parase te sillja edhe shembuj konkrete te fitoreve elektorale te bazuara tek magjia e shpreses.
Presidenti i rajonit te Pulias Nichi Vendola kandidoi dhe fitoi mandatin e tij te dyte duke mos pasur mbeshtetjen e partise se tij politike. Fitoi pikerisht sepse votuesit e tij shpresojne tek Vendola me shume se tek cdo politikan tjeter i te majtes italiane.
Ne zgjedhjet e fundit per guvernator ne Kaliforni te drejtuar me pare nga republikani Schwarzenegger republikanet mandatuan nje grua me nje eksperience te shkelqyer si menaxhere biznesi. Meg Whitman ish-CEO e Ebay nje prej kompanive te medha ne bote me te ardhura vjetore rreth 8.7 miliarde dollare dhe me rreth 15 mije punonjes. Meg Whitman vuri ne sherbim te fitores se saj jo pak por rreth 160 milione dollare nga pasuria e saj.
Demokratet mandatuan Jerry Brown 72 vjec ish-prokuror i Pergjithshem ish-guvernator ish-kryetar bashkie ish-kryetari i Partise Demokratike ne Kaliforni dhe disa here pjesetar i gares brenda demokrateve per kandidat i SHBA-se. Jerry Brown jo vetem fitoi ndaj kandidates republikane e cila kishte epersi fondesh per ta financuar fushaten e saj por fitoi me nje rezultat prej rreth 1.2 milion votash me shume fitoi 53.8 te votave krahasuar me 40.9 qe fitoi kandidatja republikane.
Presidenti Obama te cilit aq shume i referohen politikanet shqiptare e krijoi avantazhin e fitores jo nga fondet e mbledhura per te financuar fushaten por nga avantazhi i magjise se shpreses te cilin e krijoi gjate gjithe angazhimit te tij publik duke filluar me fjalimin impresionues ne Konventen e Demokrateve ne vitin 2004.
Ne kete rast ishte shpresa ajo qe edhe lehtesoi grumbullimin e fondeve duke sjelle nje model te ri mbeshtetjen e financimit te fushates tek kontributet modeste te sa me shume votuesve. Shpresa e lehteson gjetjen e burimeve financiare ndersa strategjite e bazuara kryesisht tek paraja mund te vrasin fitoren ose te prodhojne fitore qe e vrasin shpresen per nje qeverisje me te mire.
Nuk ka receta magjike per ta shpetuar demokracine nga keto risqe por patjeter ka disa piketa orientuese qe vijne nga eksperte te shkencave politike te cilet gjithnje e me shume ndjekin me shqetesim kete trend.
Kerkohet te rritet gjithnje e me shume kontakti i drejtperdrejte kerkohet te mbrohen gjithnje e me mire interesat e klases se mesme dhe grupimeve shoqerore te paperfaqesuara nga lobistet. Kerkohet te mbrohet qeveria nga lobiste qe po tentojne te influencojne gjithnje e me shume politikat dhe ekipet qeverisese. Duhet te rritet pjesemarrja e drejtperdrejte ne proceset qeverisese. Politika duhet te jete me e afert me konkrete dhe sa me produktive.
shte e veshtire te pretendosh se do te eliminohen influencat lobiste ne politike por eshte kritike per te ardhmen e demokracise n.q.s. qeveria nuk ka nje kontroll demokratik ne te gjithe aktivitetin e saj.
Rritja e pjesemarrjes se publikut ne zhvillimet demokratike te vendit te tyre rritja e transparences se proceseve politike dhe qeverisese rritja e pjesemarrjes ne votime fuqia magjike e shpreses dhe jo forca e parase mund ta garantojne me mire te ardhmen tone.