A duhet te kemi frike nga vdekja
Frika me absurde eshte frika nga vdekja. Diku kam lexuar se njeriu lind per te vuajtur dhe vdes per tu harruar. Se sa eshte e vertete kjo i dashur lexues lexo me poshte e ne fund me gjyko. Thone se jeta eshte nje korridor i gjate ku njeiru ecen. Fundi i ketij korridori eshte edhe fundi i saj. Te perjashtosh vdekjen nga jeta do te thote te jemi njerez te perjetshem. Por te tille ska e smund te kete. Nje filozof thote Qekur lind njeriu eshte boll i vjetr per te vdekur. Madje fillimi i jetes eshte i ngjashem me fundin e saj sepse cdo njeri lind duke qare dhe largohet nga jeta me lot ne sy. Filozofet perseri na tregojne Harresa per vdekjen eshte injorance dhe mendjelehtesi dhe nje prej tyre thekson akoma Nuk ka urtesi te vertete pa nje mendim te vazhdueshem mbi vdekjen. Pra njeriu urtesohet ne menyre shembullore kur mendon per vdekjen. A ju ka rastisur te shkoni neper varreza Qindra njerez qendrojne aty kokulur me teper te rinj se te moshuar. Sa te urte duken Tek sheh te afermit te njohurit e te panjohurit rri e mendon. Pse ben keq o njeri Pse arrin deri aty sa ti marresh jeten tjetrit Sado i keq te jesh ti je njeri ke nje zemer ke nje shpirt. Ty dikush te ka lindur edhe qe te do. Valle ste vjen keq qe i merr jeten dikujt qe i merr gjene me te shtrenjte te dhuruar vetem nje here Edhe ai e do jeten ashtu si ti. Atehere pse e ben kete Per nje fjale nje zenke nje cope toke nje vije uji per ca para. Sa keq Vetem tek ne ndodh qe vret vellai te vellane i biri te atin vret nena babane. Sa shume ke per tu penduar Por atehere do te jete shume vone. Kush te ka bere kaq te eger o njeri Valle dhjetera vjetet qe hoqe dore nga Zoti A mos valle detyrohesh nga gjendja e veshtire ekonomike Ne qofsh i varfer me mire zgjate doren. Sepse ka shume njerez te mire qe do te te ndihmojne. Por mos krahaso te hollat e fituara me jeten e nje njeriu. O Zot Cpo ndodh keshtu me ne Mos e kane fajin armet qe kemi ne dore Mos ka fajin shteti qe nxjerr ligje e si zbaton E ka fajin natyra qe eshte e lindur nga kodi gjenetik apo kultura qe formohet nen ndikimin e shoqerise Mos te gjitha se bashku Faji u be qyrk e se veshi njeri. Por per fat te keq qyrkun e zi sot e veshin ato qe skane faj motrat dhe nenat tona. Duke pare vdekjen ne kete kendveshtrim ajo duket e tmerrshme dhe e frikshme. Sa here te mendojme per te do ta shoqerojne mendimin tone lotet. Keshtu pse duhet te kemi frike prej saj Optimizmi nuk mungon edhe kur flasim per vdekjen. Le ta shohim kete optimizem me poshte. Epikuri thote Frika me absurde eshte frika nga vdekja sepse vdekja ska te beje me ne as kur jemi te vdekur e as kur jemi gjalle. As te gjalle sepse ne kete moment ajo nuk ekziston dhe as te vdekur sepse ne kete moment jemi ne qe nuk ekzistojme. Si rrjedhim vdekja ska lidhje as me te gjallet e as me te vdekurit perderisa ajo nuk eshte asgje per te paret dhe te fundit sjane asgje per te. Ne kurre nuk takohemi me te. Sado e tmerrshme qofte vdekja eshte e pafuqishme te zhduke jeten. Ajo smund te zhduke - thote nje filozof - vetem ekzistencen fizike te saj por jo shpirterore mbasi - vazhdon ai - te gjallet smund te jetojne plotesisht jeten e tyre kurse te vdekurit smund te vdesin plotesisht. Sa mire do te ishte sikur kjo e fundit te ishte e vertete.
-Nje i afermi im ne France me tregonte Ishte e hene kur kolegun e punes e pashe shume te merzitur per shkak se skishte mundur te realizonte ckishte planifikuar per fundjaven. Bota e do dhe e shijon jeten. Po fundjava jonehellip Po jeta jonehellip Kohe me vone nje shoku i tij pesoi nje aksident me motor dhe gjeti vdekjen. I vajta ne shtepi - tregon ai - dhe fillova te qaja. I ati i habitur me thote Pse qan Shpirtin e tij e deshi Zoti te ri. Ai jeton ndaj ti ske pse qan. Pra per boten sidomos ate perendimore vdekjen e vleresojne si nje fenomen te natyrshem. Per kete me pak lot derdhin me pak zi mbajne me pak ceremoni e me pak kujtime duke pare me teper ne sy jeten e vet te cilen mundohen ta jetojne duke respektuar jeten e tjetrit. Se kuptoj pse tek ne ndodh e kunderta Sa jemi gjalle dhunohemi poshterohemi ofendohemi percmohemi. Kur vdesim shkulim lesh e vesh aq sa u mbarohen lotet e na percjellin me ceremonira te pafundme. Mos valle ketu ka vend shprehja popullore Vdis pa te dua. Se fundi pa dashur jeten smund ta luftojme vdekjen e pa menduar per vdekjen smund te ndertohet nje jete e qete sepse tek nje njeri ndergjegjesimi i te qenit i vdekshem seshte gje tjeter vecse nje ftese per te ndertuar per tjetrin dhe per vetveten ekzistencen me te bukur dhe me te plote. Si konkluzion Njeriu lind per te jetuar vuan qe te lumturohet dhe vdes per tu kujtuar.