E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtetet e Bashkuara te Evropes - kane vdekur apo jane me te gjalla se kurre

Teza e Fischerit eshte se Evropa duhet te reagoje me me shume integritet ndaj zhvendosjes se pushtetit ne drejtim te Azise. Fischer u ben thirrje politikaneve pergjegjes qe ta bejne kete ide teme te popullates qe shkakton edhe emocione

Ideja e nje shteti federal evropian ka vdekur apo eshte me aktuale se kurre Shume verejne ne moment riforcimin e parimit nacional pikerisht tani ne krizen e euros. Te tjere shohin pikerisht krizen si shkak per nje hap te ri te madh te domosdoshem integriteti. Filozofi francez Jean-Marc Ferry mendon se bazat e vjetra nuk vlejne me.

Pika e ktheses renia e murit

Kancelari gjerman Helmuth Kohl dhe Presidenti francez Francois Mitterand perkujtojne me 22.9.1984 te renet ne luften e dyte. Legjitimimi me i madh per projektin evropian pas luftes ishte paqja - nuk do te kete me lufte civile evropiane Ky legjitimim po them fare brutalisht eshte rrezuar me Murin e Berlinit.

Njeri nga projektet me te rendesishme eshte globalizimi. Por nga shumekush ai shihet me shqetesim si rrezik per minimin e shteteve. Ferry rekomandon si legjitimim te ri rizaptimin politik te ekonomise.

Per Joshka Fischerin kjo eshte shume tradicionale dhe e menduar ne shtete. Ish-ministri i Jashtem gjerman kritikon Evropen per verberi ndaj realitetit. Mua me duket zbavitese se si evropianet vazhdojne te shqetesohen per transferimin e sovranitetit duke harruar se ne cdo dite transferojme sovranitet dhe e humbasim. Vetem se nuk e transferojme ne Bruksel por diku krejt tjeter.

Ungji nga Azia zevendesoi ate te Amerikes

Se ku do ta kishin deshmuar vizitat ne kryeqytete te ndryshme te Evropes para Krishtlindjeve. Nuk ishte njoftuar me vizita ne Evrope e ungjit nga Amerika por nje tjeter ungj i mire u premtoi ndihme shteteve te periferise jugore ungji i mire nga Azia Lindore. Fjala ishte per oferta japoneze dhe kineze per te ndihmuar shtetet evropiane te zhytura ne borxhe. Teza e Fischerit eshte se Evropa duhet te reagoje me me shume integritet ndaj zhvendosjes se pushtetit ne drejtim te Azise. Perndryshe do ta humbase ndikimin e saj ne politik boteror. Edhe krizen e euros do ta perballoje vetem si union ekonomik. Por ku do te jete fundi i evropianizimit ne shtetin federal evropian Fischer nuk i sheh ne rrezik identitetet e ndryshme. Ne nuk do te behemi Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por ne do te shkermoqemi ne qofte se mbetemi federate.

Si arrihen njerezit

Fischer u ben thirrje politikaneve pergjegjes qe ta bejne kete ide teme te popullates qe shkakton edhe emocione. Ai vete eshte autokritik se dimensioni emocional ka munguar ne kohen kur ai ka qene aktiv ne politike. Meqenese politika evropiane eshte zhvilluar per nje kohe shume te gjate nga lart mbetet e huaj per aq shume njerez.

Politikani i CSU ne Parlamentin Evropian Manfred Weber eshte gjithashtu i ketij mendimi. Besoj se per qytetaret eshte me pak i rendesishem debati teorik per strukturat shteterore por ne duhet te zhvillojme nje debat mbi sfidat. Ne qofte se ne sot ne sektorin e biznesit perpiqemi te fusim standarde per ekonomine tone standarde per konsumatorin atehere secili e di se kjo vlen per mbare Evropen. Dhe atehere jemi ne gjendje te mobilizojme edhe njerezit. Se ku do te perfundoje bashkimi i Evropes kesaj pyetjeje deputeti nuk do ti jape pergjigje. Por edhe Fischer i shmanget fundja kesaj pyetjeje. Por te dy jane te bindur se ne te ardhmen duhet te kete shume me teper Evrope sesa ka sot.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›