E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje detyrim kryeministror

/ /

NgaREXHEP MEIDANI

Zgjimi nga gjumi Ky tranzicioni shqiptar ka shfaqur dhe vazhdon te shfaqe gjera nga me te cuditshmet. Bile dhe vete qytetarit deri duke e fyer inteligjencen e tij i ofrohen lloj-lloj corbash demagogjike paradokse e genjeshtra politike. Bile pa levizur qerpiku Ne jo pak raste per ta paralizuar memorien e tij cdo protagonist faji luan rolin e viktimes ndersa jo rralle vete viktimes i vishet lehtesisht faji. Per me teper vete fajtori shitet sikur godet fajin sikur sakrifikon e lufton per te korrigjuar pasojat e tij Sjellje te tille si sot ka manifestuar ne kohe te ndryshme dhe ndonje kryeminister tjeter tranzicioni. Madje per kete qellim ai ka shfrytezuar median sidomos ate qe punon per kocken qeveritare te radhes...Pra nuk eshte vetem politika e tille. Edhe media e analiza ne jo pak raste e parapelqen zgjidhjen binomiale. Per arsye te ndryshme por dhe per shkaqe te kuptueshme. Sidomos kur behet fjale mbi veprimtarite sjelljet apo deklarimet politike qe mbushin pa pushim ekranet televizive hapesirat radiofonike apo ato te shkruara. Duke qene pak me i lire keto dite te para te fillimvitit fillova te ndiqja reagime politike e publike nga me te ndryshmet. Me cuditi per me teper nuk me pelqeu servilizmi p.sh. i ndonje kanali televiziv me transmetime familjare te porositura qe ne nje menyre apo tjetren e frymezojne dhe e ushqejne konceptin autokratik te great leader-it. Ndersa po ashtu pak dite me pare ne median e shkruar me bene pershtypje dy pozicionime njeri i drejtperdrejte e godites dhe tjetri me mbulues duke e nenkuptuar terthorazi gozhden per qyrkun e fajit. I pari futet ne kategorine e shkrimeve-analize me permbajtje kritike sidomos ne komentet e tij te ashpra mbi reklamen e turizmit shqiptar me gojen e CNN kurse tjetri edhe pse perseriste shqetesimin e drejte mbi tarifat e larta te kompanive celulare apo sherbimet teper te shtrenjta bankare dukej sikur e justifikonte ninullen apo nina-nanen e anestezise me sakte analgjezise te shefit te qeverise ndaj cmimeve te sherbimeve dhe nga ana tjeter mbeshteste te kunderten pikerisht zgjimin e tij. Por pa u marre fare me arsyet e ketij ndryshimi te papritur pas 5-6 vjetesh qeverisje... 
Po a ka fajtor
Sidoqofte ne te dy rastet pavaresisht teknologjise se shfrytezuar synohet zgjimi zgjimi per realitetin konkret shqiptar zgjimi per abuzimet ndaj konsumatoreve shqiptare per cmimet e mallrave dhe te sherbimeve etj. Vecse ne rastin e pare per suksesin apo me sakte genjeshtren e turizmit vihet gishti mbi fajtorin ndersa ne rastin e dyte kalohet ky percaktim i drejtperdrejte duke ia lene zbulimin apo kete gjetje vete lexuesit. Per ta bere me mire dallimin ne stil po japim vetem dy copeza nga keto shkrime jo patjeter ato me tipike.
Keshtu ne rastin e pare ndeshen p.sh. keto pohime A e sheh kryeministri se cfare felliqesirash jane plazhi i Durresit Golemit e Kavajes fare u ofrojne turisteve keto plazhe pervec varganeve pa fund me pallate te shenuara dhe detit te mbushur me fekale...Po ende a e ka pare kryeministri se per te shkuar ne Butrint duhet te kalosh neper germadhat e fshat-qytetit te bombarduar Ksamil qe kane mbetur atje se bashku me shtepite e pa bombarduara te cilat jane dhe ato germadha nga pikepamja estetike...
Ne rastin e dyte me gjithe deklarimet apo emertimet e panevojshme per banka grabitqare dhe kompani celulare rrjepese ndeshen me te drejte dhe keto pohime Autoritetet rregullatore te ketyre dy sherbimeve baze ose kane qene te atrofizuara ose kane qene krejtesisht te varura politikisht ose kane qene te kontrolluara rreptesisht nga institucionet nderkombetare. Keto organe kane deshtuar deri tani ne rregullimin ne favor te zhvillimit te vendit dhe ne interes te konsumatorit per keto sherbime.... Pikerisht ne varesine e tyre nga politika nenkuptohet aty dhe pergjegjesia e politikes. Natyrisht mbi te gjitha e politikes qeverisese dhe e vete kryeministrit qe e ushtron kete detyre qe prej nje periudhe gati 6 vjecare. Perfshire dhe politiken e kuadrit krejtesisht partizane klanore e nepotike te ushtruar prej tij dhe shumices perkatese. Dhe mos te harrojme se histori te ngjashme mund te na shfaqen ne kohe dhe per sherbime te tjera sikur keto te sipermet jane thjesht vetem te sotmet...
Nje shembull per kujtese.
Sa per kujtese Behet fjale per nje nderhyrje arrogante qeverisese ne vitin 2009 per nje arbitraritet te shumices politike mbi nje hallke te rendesishme ne administraten shqiptare mbi Keshillin Drejtues te AKEP-it. Bile ne menyre te menjehershme pa thellim dhe analize Kuvendi i Shqiperise liroi nga detyra te gjithe grupin e 5 anetareve te Keshillit Drejtues te AKEP-it Autoritetit te Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Akoma me keq ky emerim nga Kuvendi ishte bere vetem nje vit e gjysme me pare nderkohe mandati i nje anetari te ketij keshilli eshte percaktuar ne ligj per nje periudhe 5-vjecare me nje te drejte rizgjedhjeje. Ishte nje veprim i pazhurmshem per me teper i pashoqeruar me ndonje reagim minimal nga opozita e fokusuar ne protestat masive
Ne thelb edhe ne kete rast ishte e njejta shfaqje e pseudo-reformimit me emer te pervecem qe kishte pershkruar te gjithe vjetet e qeverisjes 2005-2009. Pra tjeter garanci ligjore jepte ligji perkates tjeter gje ishte zbatimi i tij i fundit ne praktike Keshtu p.sh. ne nenin 116 te tij qe ben fjale per Lirimin dhe shkarkimin e anetareve te Keshillit Drejtues thuhet midis te tjerash se Anetari i Keshillit Drejtues lirohet ose shkarkohet nga organi qe e ka zgjedhur kur a eshte ne pamundesi fizike dhe mendore per te kryer funksionet e ngarkuara b gjate ushtrimit te detyres eshte denuar nga gjykata per kryerjen e nje vepre penale me vendim te formes se prere etj. gje qe nuk kishte te bente fare me realitetin konkret aq me teper me deklarimet patetike te dikurshme per crrenjosje korrupsioni abuzimesh etj. Dhe nderkohe zerat kritike dyshues ndaj kesaj vendimmarrjeje urgjente u mbuluan me informacione te pasinqerta per te mbuluar kontrollin politik te vete AKEP-it perfshire dhe komandimin ekonomik te tij ne interes te pak njerezve. Si gjithnje edhe ne kete rast me nje arrogance karakteristike gjithcka u mbulua me genjeshter spekulim e demagogji...
Ventilatori i kryeministrit
Dhe se fundi nisur nga shembulli i mesiperm apo raste te ngjashem a nuk mund arrijme te ndertojme nje reagim qytetar qe te ushtroje nje trysni mbi genjeshtren apo mashtrimet politike mbartesit e saj Pse jo edhe per ta detyruar politikanin kryeminister qe te pohoje ate qe nuk deshiron te pohoje qe te beje ate qe nuk deshiron te beje madje te ekspozohet ne vete ventilimin e tij. Pikerisht per kete detyrim ventilimi flet dhe barcaleta e meposhtme       
Nje dite nje gazetar qe merrej me analizen politike mori leje per te vizituar zonen e caktuar per politiken ne ferr. Ne kete vizite ai u shoqerua nga Shen Pjetri. Ky i fundit sapo mori vesh per qellimin e vizites se gazetarit e coi ate ne nje salle te madhe dyshemeja e se ciles ishte mbushur me ore te llojllojshme te shoqeruara me etiketa emrash te mjaft politikaneve. do ore aty sipas Shen Pjetrit numeronte sekondat e jetes se politikanit perkates. Madje kur ai te vdiste do te ndalonin dhe akrepat e ores se tij. Gazetari duke levizur midis ketyre oreve konstatoi se ne ore te ndryshme akrepat nuk leviznin njelloj disa prej tyre leviznin me shpejt disa me ngadale. I cuditur gazetari pyeti Shen Pjetrin. Dhe ja shpjegimi Sa here qe politikani mekaton duke genjyer njerezit ai denohet me shkurtim jete prandaj dhe akrepat e ores se tij rrotullohen me shpejt...
Duke levizur neper salle gazetari filloi te kerkonte oren e shefit te tij shpirteror pse jo dhe ta filmonte e perfshinte ate ne emisionin e tij te natyres oborrtare Por duke mos e gjetur oren ne salle u entuziazmua aq shume sa i kerkoi Shen Pjetrit qe ta shoqeronte deri ne parajse. Shen Pjetri qe e kuptoi menjehere lumturimin e gazetarit iu pergjigj Ah jo jo eshte ketu Ngri pak syte ate e kemi varur ne tavan per ta shfrytezuar edhe si ventilator...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›