E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta goditja e pare ndaj akuzes

/ /

NgaSAMI NEZA

Ilir Meta ka lene dje dy postet e tij ne qeveri duke deklaruar serish se do te jete i hapur per Prokurorine ne kushte te reja tashme ato te te barabartit me cdo qytetar duke ua lehtesuar punen organeve te akuzes e nderkaq duke i hequr nga shpina nje barre medyshjes se qeverise se koalicionit PD-LSI.
Largimi i Metes brenda nje kohe te shkurter pas nje debati treditor mbi pergjimin qe ish-miku i tij Dritan Prifti ia kishte kryer ne zyren e vet tregon shpejtesine e reflektimit te Metes dhe gjetjen e zgjidhjes normale ne politike duke i dhene keshtu edhe goditjen e pare videos dhe produktit te saj politik.
Kur ngrihen akuza per sqarimin e te cilave nevojitet hetimi politika kerkon nje pozicionim specifik ndaj saj. Meta e respektoi kete kerkese te perjetshme te politikes duke ndermarre nje akt politik duke e zhveshur akuzen e ngritur prej armeve te saj dhe duke permiresuar dukshem pozicionin e tij ne raport me te.
Meta nepermjet doreheqjes u rifut ne fushen e vet te lojes politiken nje fushe qe e njeh mire duke detyruar edhe akuzuesit te kthehen ne pozicionin fillestar ate te kundershtarit politik.
Dyshimet per perfshirjet e Metes ne korrupsion apo ndikim ne vendimmarrjet shteterore ne favor te miqve te tij tashme nuk jane me prone e Partise Socialiste qe mori autoresine e tyre ashtu si deri dje ne mesdite. Ato jane thjesht nje video e cila ka nevoje per ekspertizen e Prokurorise dhe hetime te metejshme rreth subjekteve qe permenden atje.
Partia Socialiste fill pas publikimit te videos ndermori nje fushate te eger kunder Metes dhe qeverise duke e shnderruar ate ne nje shkendije per fillimin e protestave popullore. Si ne cdo rast tjeter edhe kesaj radhe Rama i beri llogarite e veta vetem mbi nje pale dhe me njerin krah te argumentit.
Ai nuk llogariti levizjet e Metes dhe as ekspertizen publike te retushimeve ne video duke qendruar ne zakonin e vet per te bere politike duke pasur parasysh vetem mjetet e veta ndryshe nga cndodh ne cdo ndeshje ku ne fillim llogaritet kundershtari.
Largimi i Metes nga postet u ka hequr motivin protestave te opozites. Meta ka lene pushtetin perpara Prokurorise paditesi qe eshte PS-ja po ashtu duhet te lere pushtetin e vet perpara saj. Kryetari i LSI-se e ben per here te trete kete akt duke ia dale te respektoje disa rregulla te politikes. Dy here ka dhene doreheqje nen presionin e kundershtareve te tij brenda PS-se dhe tashme se treti serish nen presionin e opozites qe eshte po ashtu PS-ja. Tri doreheqje jane te mjaftueshme per te kuptuar se Meta e ka kuptuar mire politiken dhe se ne te gjitha rastet politika duhet te fitoje.
Nderkaq ekspertiza publike e videos ka nxjerre ne pah disa probleme te saj. Video eshte retushuar dhe iu servir publikut e retushuar jo nga gazetaret por nga Partia Socialiste qe mban autoresine. Disa momente te retushimit jane deformime serioze dhe maten penalisht per ate qe i ka kryer ato. Videoja eshte pothuajse pa ze dhe figura e zeri atje ku jane jane shpesh asimetrike. Videoja ka nje periudhe te gjate konservimi dhe nuk dihen arsyet se pse nuk eshte bere publike kur eshte konsideruar me interes publik qofte nga Prifti e qofte nga PS-ja qe e ka pasur ate video. Gjate periudhes se konservimit ajo mund te kete sherbyer ose ka sherbyer si shantazh gje qe pavaresisht perfundimeve te hetimit pro apo kunder Metes shantazhi eshte penalisht i denueshem edhe kur vjen nga nje seli partie. Meta e ka perseritur keto dite vazhdimisht se i eshte bere shantazh me videon. Kjo akuze mbetet ne fushen e PS-se dhe duke qendruar atje shkarkon jo pak ndershmerine e aktit te publikimit te saj me qellim transparencen e korrupsionit te qeverise.
Megjithate nuk duhet avancuar deri atje sa te themi se doreheqja e Metes zhvlereson permbajtjen e videos. Pavaresisht rruges se saj ambientit dhe kohes kur eshte realizuar prej kujt eshte bere dhe raportit qe Meta kishte ne ate kohe me Priftin defekteve qe ajo ka qofte teknike e qofte etike ajo mbetet nje shenje se administrata eshte gjithnje nen presionin e korruptimit dhe konfliktit te interesit se korrupsioni kthehet edhe ne mjet qe furnizon politiken dhe furnizohet prej saj dhe ne fund te fundit dalja e videos se dyshuar eshte produkt i ambientit jo fort armiqesor me korrupsionin ne vend.
Dhe nderkaq duke thene se doreheqja e Metes nuk zhvlereson publikimin e videos si akt eshte e sigurt se largimi i tij nga postet qeveritare ka bere ti hiqet asaj scoop-i dhe atributet e ndikimit ne zhvillimet  metejshme politike.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›