Te veshur me te njejtat rroba qe ne vitin 2004

TIRAN- Policet shqiptare duhet te vazhdojne te mbajne edhe per nje kohe te gjate uniformat e vjetra e prodhuar qe ne vitin 2004. Pas shtate vitesh keto uniforma jane ne gjendje te mjerueshme dhe shpesh here policet jane pare me arnime apo modifikime per ti bere uniformat te pershtatshme per te punuar.
Pak dite me pare ishte parashikuar qe te zhvillohej tenderi per uniformat e reja por ai eshte anuluar per te disaten here me radhe. Historia e tenderit e ka zanafillen ne vitin 2009 por atehere u shty per shkak te zgjedhjeve. Kete here tenderi ishte parashikuar qe te zhvillohej pas zgjedhjeve por serish nuk funksionoi. Sipas dokumenteve zyrtare te policise tenderi ka nje vlere prej 1.885.505.216 lekesh pa tvsh 2.266.260.625 leke me tvsh
Burime te Policise se Shtetit te kontaktuar dje nga Shekulli pohuan se shkaku u anulimit te tenderit eshte fakti se ai ishte hapur vetem nje dite pas miratimit te vendimit te qeverise i cili ndryshonte ngjyren dhe disa elemente te tjere te saj. Po ashtu nje fakt qe ka ndikuar ne anulimin e tenderit sipas burimeve te policise eshte edhe hapja e procedures se blerjes pa u shpallur vendimi ne Fletoren Zyrtare.
Me 13 maj te ketij viti ne Fletoren Zyrtare numer 58 eshte publikuar vendimi i qeverise per ndryshimin e logos se policise por kjo nuk ka mjaftuar per te zhvilluar tenderin. Ishin vete firmat qe ishin paraqitur ne tender ato qe kerkuan shtyrjen e tij dhe pritjen e logos se re. Sipas tyre duhen rillogaritur kostot e uniformes bazuar ne logon e re dhe ndryshimet e tjera te kryera nga Keshilli i Ministrave.
Me date 6 prill qeveria ndryshoi vendimin e vitit 2009 duke shtuar edhe disa elemente te tjere ne uniformen e policise te cilat kane te bejne me ngjyrat. Jane afersisht 7800 efektive policie te cilet edhe sot mbajne te veshur uniformat e tyre te vitit 2004. Keto uniforma jane riprodhuar ne vitin 2007 nga Policia e Shtetit nepermjet nje tenderi perkates. Por zyrtarisht kjo uniforme eshte e jashteligjshme pasi qeveria ka ndryshuar shume nga elementet e saj. Ndryshimet do te pasqyrohen kur te prodhohet uniforma e re.
Qeveria ndryshon stemen e policise
Shpikja e radhes nga ana e qeverise eshte ndryshimi i stemes se Policise se Shtetit. E krijuar vite me pare kjo steme eshte bere e njohur per te gjithe ndersa tashme njerezit duhet te mesohen me te rene. Kjo ka sjelle edhe bllokimin e tenderit te uniformave te reja duke detyruar policet qe te mbajne veshur te njejtin kostum qe kane veshur cdo dite nga viti 2007. Edhe veshjet e cilesise me te larte te mundshme nese vishen cdo dite per kater vjet kthehen ne zhele te paperdorshme.
Ndryshimet e qeverise
Uniforma e policise te jete me ngjyre blu te erret me sistemin RGB kodin 25-25-112 HEX 191970..
Emblema Perbehet nga shqiponja dykrenare me ngjyre te zeze mbi te cilen eshte vendosur nje mburoje me ngjyre blu e rrethuar nga te dyja anet me gjethe dushku dhe perkrenarja e Skenderbeut me ngjyre te arte te stilizuara e te vendosura ne nje fushe me ngjyre te kuqe. Ne pjesen e poshtme mbi nje shirit ngjyre blu eshte shkruar me shkronja te medha fjala POLICIA..
Gradat per punonjes policie te nivelit te mesem drejtues Gradat e nivelit te mesem drejtues te jene me fushe ne ngjyre blu te erret mbi te cilen jane vendosur shqiponja e rrethuar nga dege dushku me ngjyre te arte dhe yje me ngjyre te arte me konturim me shirit ne ngjyre te arte ku ndryshimi do te percaktohet nga numri i yjeve sipas gradave brenda nivelit ku grada Drejtues ka nje yll dhe grada Drejtues i pare ka dy yje..
Gradat per punonjes policie te nivelit te larte drejtues Gradat per nivelin e larte drejtues te jene me fushe ne ngjyre te argjendte mbi te cilen jane vendosur shqiponja e rrethuar nga dege dushku me ngjyre te arte dhe yje me ngjyre te arte me konturim me shirit ne ngjyre te arte ku ndryshimi do te percaktohet nga numri i yjeve sipas gradave brenda nivelit ku grada Zevendesdrejtor i Pergjithshem ka nje yll dhe grada Drejtor i Pergjithshem ka dy yje..
Numri personal i punonjesit te policise permban logon e policise numrin e identifikimit me pese karaktere te shkruar me ngjyre te bardhe ne nje sfond blu te erret me konturim me shirit ne ngjyre te kuqe..
Si do te shlyhen pagesat e uniformave
Ne vitin 2011 vlera prej 372.732.877 leke pa TVSH 447.279.454 leke me TVSH
Ne vitin 2012 vlera prej 740.272.500 leke pa TVSH 888.327.000 leke me TVSH
Ne vitin 2013 vlera prej 522.660.432 leke pa TVSH 627.192.518 leke me TVSH
Ne vitin 2014 vlera prej 249.839.407 leke pa TVSH 299.807.288 leke me TVSH
Eksperti Ja pse eshte i paragjykuar tenderi i uniformave
Tenderi 1.885.505.216 leke pa tvsh 2.266.260.625 leke me tvsh i dates 23.05.2011 me objekt Blerje uniforma per Policine e Shtetit nga Autoriteti Kontraktor DPP Drejtoria e Pergjithshme e Policise eshte i paragjykuar. E ka menduar mire Autoriteti Kontraktor DPP qe e gjithe vlera e ketij tenderi 1.885.505.216 leke pa TVSH 2.266.260.625 leke me TVSH te bjere ne doren e nje operatori ekonomik me veprimtari Prodhim konfeksione.
Ky operator vecse te prodhoje objekte te veshjes te uniformes se re te policise porse edhe te siguroje stemat gradat shenja etj. elemente perberes te uniformes se policise te siguroje veshjet e qarkullimit rrugor etj. si dhe te siguroje te gjitha llojet e kepuceve e materialeve te tjera prej lekure etj.. Pse jo e gjithe kjo vlere te shkoje e te prodhohet jashte territorit te Republikes se Shqiperise se punetoret jashte shtetit kane ngelur pa pune.
Pasi ne vendin tone operatoret ekonomik me aktivitet prodhim konfeksione jane te zene me pune me pasojat e mrekullise ekonomike rritje ekonomike bam e bum ekonomik te papare. Neni 20 Mosdiskriminimi i Ligjit nr. 9643 date 20.11.2006 Per prokurimin publik shprehet Autoritetet kontraktore duhet te shmangin cdo kriter kerkese apo procedure qe lidhet me kualifikimin e operatoreve ekonomike qe perben diskriminimin ndaj ose midis furnitoreve apo kontraktoreve ose ndaj kategorive te tyre.
Mirepo kriteret e vecanta te kualifikimit kapaciteti teknik profesional te dokumenteve standarde te tenderit faqe 32 e 33 jane te diktuara nga ato operatore ekonomike ne veprimtari prodhim konfeksione qe i plotesojne ato te paracaktuara per te fituar tenderin e uniformave te reja te Policise se Shtetit dhe nga ana tjeter keto kritere pengojne pjesemarrjen e operatoreve te tjere ekonomik ne kete tender
Ish- specialist veshmbathje ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise