Magjistratët,Rama: Kufizimi i imunitetit shmang abuzimet

Çështja e shumëdebatuar për imunitetitn e magjistratëve ka qenë në vëmendje të kryeprokurores Ina Rama, e cila gjatë ceremonisë së diplomimit të studentëve të magjistraturës deklaroi se kufizimi i imunitetit të magjistratëve është një nismë e cila do ti shërbejë shmangies së abuzimeve.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe trojka e ambasadorëve më të rëndësishëm në vend, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, ambasadori i BE-së Ettore Sequi si dhe ai i OSBE-së Eugen Wolfarth.
Në fjalën e tyre njëzëri trojka e ambasadorëve, duke vlerësuar progresin, vunë theksin në reformimin e mëtejshëm dhe rritjen e besueshmërisë në sistemin e drejtësisë.