Magjite e bregdetit jonian terheqin Bon Xhovin

Shqipëria nuk është me surpriza e turizmit vetëm për agjencitë dhe revistat ndërkombëtare, bregdeti jonian tashmë është bërë destinacioni më i përzgjedhur për të kaluar pushimet për shumë turistë të huaj. Jo më larg se javën e shkuar një vizitor i veçantë siç është dhe këngëtari me famë botërore Jon Bon Jovi ka zgjedhur pikërisht plazhet nga Vlora deri në Sarandë për të shëtitur me jaht. I shoqëruar nga të tjerë persona me rëndësi, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur me një avion privat ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, më pas me një makinë luksoze këngëtari me famë bashkë me shoqëruesit e tij i janë drejtuar Vlorës, ku i ka pritur dhe jahti superluksoz për të lundruar në brigjet e magjishme të jugut. Jahti ka lundruar përgjatë bregut shqiptar duke ndaluar në disa nga gjiret e shumta të jugut të vendit.
Pasi kanë mbërritur në Sarandë, jahti ka qëndruar diku në Ksamil dhe në orët e pasdites ka vizituar Butrintin. Burime pranë Portit të Sarandës konfirmojnë vizitën surprizë, por nuk bëjnë të ditur identitetin e personave.
Gjithsesi pasi jahti ka mbërritur në Korfuz nga media lokale është shkruar se në jahtin superluksoz, pronë e një miliarderi amerikan të industrisë së naftës, ndodhej edhe këngëtari i famshëm Bon Jovi. Por këngëtari nuk është i vetmi që ka zgjedhur të shijojë mrekullitë shqiptare, verën e kaluar Butrintin e vizitoi edhe anëtari i grupit legjendar të rrokut "Queen", Roger Taylor.