BE kercenon Microsoft

Komisioni Evropian kërcënoi Microsoft-in me një tjetër gjobë pasi gjiganti amerikan dështoi t’u ofrojë 28 milionë konsumatorëve evropianë mundësinë për ta zgjedhur browserin e tyre në internet. Microsoft kërkoi falje për “gabimin teknik” pasi 28 milionë konsumatorë që përdorin sistemin operativ Windoës 7 nuk kishin mundësi të zgjidhnin në mes të Internet Explorer-it dhe faqeve të tjerë në internet.“Përderisa kemi ndërmarrë hapat e menjëhershëm për ta rregulluar këtë problem, ne shprehim thellësisht keqardhje për paraqitjen e këtij problemi dhe kërkojmë falje për këtë”, tha kompania amerikane në një deklaratë për media. Për t’i lehtësuar shqetësimet për konkurrencë të Bashkimit Evropian në vitin 2009, gjiganti amerikan ishte zotuar t’u ofrojë përdoruesve të Windows-it në Evropë një “mundësi të zgjedhjes” ndërmjet faqeve alternativë të internetit deri në vitin 2014. Por, kjo mundësi nuk u është dhënë përdoruesve të versionit të përditësuar të Windows 7-shit që nga shkurti i vitit 2011.