E Diel, 1 Nëntor 2026

Mahmud Abas pranon pjesërisht nisjen e bisedimeve me Izraelin

Presidenti palestinez Mahmud Abas pranoi në parim bisedime të tërthorta me Izraelin nën mbikëqyrjen e SHBA, por kërkoi garanci nga Uashingtoni për organizimin e bisedimeve.
Por, Abas nuk hoqi dorë nga kërkesa e tij për një ndalim të plotë të kolonizimit në Cisjordaninë e pushtuar përpara rifillimit të bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me izraelitët. Lajmi u bë i ditur nga një zyrtar i lartë anonim.
Për të bërë të mundur rifillimin e bisedimeve mes izraelitëve dhe palestinezëve, të pezulluara që prej më tepër se një viti, Shtetet e Bashkuara propozojnë që të dy palët të zhvillojnë bisedime jo të drejtpërdrejta për tre muaj, gjatë të cilave shteti hebre do të bëjë veprime të vullnetit të mirë në drejtim të palestinezëve.
"Këto kontakte do të kenë për qëllim krijimin e një atmosfere të përshtatshme dhe arritjen e një marrëveshjeje për kufijtë e shtetit palestinez. Bisedimet do të fillojnë me 20 shkurt",deklaroi zyrtari i lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›