E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA dhe Franca kërcënojnë Iranin me sanksione të forta

Franca dhe Shtetet e Bashkuara shtojnë presionin ndaj Iranit për ta detyruar shtetin islamik që të mbyll programin e tij bërthamor. Dy shtetet e mëdha do të përpiqen brenda Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për sanksione të reja kundër Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Lajmi u njoftua nga ministri francez i Mbrojtjes, Herve Morin, përkrah homologut amerikan Robert Gates.
"Biseduam për Iranin. Mendimet tona janë plotësisht të njëjta", deklaroi ministri francez pas bisedimeve me shefin e Pentagonit.
"Nuk ka zgjedhje tjetër nga ajo e përpjekjes për masa të tjera në Këshillin e Sigurimit të OKB-së,"- shtoi Morin.
"Jemi plotësisht dakord kur shprehemi se një veprim i komunitetit ndërkombëtar është etapa e ardhshme", u shpreh Gates. Fuqitë e mëdha dyshojnë se regjimi iranian po përpiqet të pajiset me armën bërthamore nën pretekstin e një programi bërthamor civil. SHBA shpreson që të përfitojë nga fakti që Franca do të marrë në shkurt presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit për të paraqitur një rezolutë në Kombet e Bashkuara. Franca është shprehur e vendosur për forcimin e sanksioneve kundër Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›