E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, tëmet 7.3 ballë në provincën Van

 Një tërmet prej 7.3 ballësh ka goditur provincën lindore Van në Turqi. Sipas agjencisë së shtypit Anadolu, shumë banesa janë shembur, ndërsa lëkundjet vijojnë të ndihen.

Anadolu citon kryetarin e bashkisë së qytetit Ercis, Zulfikar Arapoglu: Ka shumë të vdekur. Disa ndërtesa janë shembur, ka shkatërrim gjithandej. Na duhet ndihmë, na duhen mjekë.

Për shkak të panikut që është krijuar dhe bllokimit të linjave telefonike, nuk ka të dhëna të sakta në lidhje me numrin e viktimave apo shkallën e dëmeve.

Turqia goditet shpesh nga tërmetet, për shkak të shtrirjes së saj në mes të pllakave tektonike. Dy tërmete me magnitudë mbi 7 ballë, të cilat goditën Turqinë në vitin 2009, lanë pas 20 mijë të vdekur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›