E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e personave që duhet të paraqiten në Ambasadën Greke për vizë

Aplikuesit për vizë më 20 dhe 24 tetor 2008 ora 11:00. Kushtet për të marrë miratimin e Ambasadës Greke

Tiranë – Gazeta “Albania” boton sot listën e të gjithë personave që do të priten në Ambasadën Greke sot, si rrjedhojë e aplikimit që ata kanë bërë disa javë më parë për t’u pajisur me vizë. Sipas të dhënave çdo ditë, në Ambasadën Greke në Tiranë paraqiten 200-400 persona për të aplikuar për vizë dhe 400 deri në 600 qytetarë për legalizim dokumentesh. Kjo statistikë është dhënë nga burime konsullore të Ambasadës Greke në Tiranë. Sipas këtyre burimeve, gjatë kësaj kohe në këtë ambasadë është edhe piku i punës, pasi në këtë periudhë ka dhe shumë shqiptarë, që aplikojnë për punësim sezonal. Madje nga 1 janari, Ambasada Greke ka nisur të aplikojë procedurat e lehtësimit, sipas marrëveshjes së Shqipërisë dhe vendeve anëtare të BE-së. Konsullata greke në Tiranë sqaron se të gjitha kategoritë e përfshira në marrëveshje duhet të vërtetojnë pozicionin e tyre dhe duhet të zbatojnë disa nga kritere, në mënyrë që të përfitojnë vizë. Tarifa për të përpunuar aplikimin e çdo të interesuari për vizë është 35 euro. Kjo tarifë vlen për të dy tipat e vizave, si për vizën me një hyrje, ashtu edhe për ato me shumë hyrje. Po ashtu, një tjetër kriter për të marrë këtë vizë është edhe nëse gjatë dy viteve të fundit i interesuari ka përdorur viza me shumë hyrje, por me qëndrim të shkurtër, në marrëveshje me ligjet e hyrjes dhe qëndrimit të shtetit anëtar të BE-së, të vizituar nga personi përkatës.

18 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›