E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maicon, i lumtur në Inter

Mbrojtësi i Interit, Maicon ka theksuar se ndihet i lumtur në klub, duke dhënë indikacione se mund të ketë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Ylli brazilian kishte shprehur pakënaqësinë e tij në klub gjatë verës, duke paralajmëruar se mund të largohet nga klubi nëse nuk arrijnë sukses në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, ai ka ndërruar mendjen dhe tani ka insistuar se ndihet mirë në Giuseppe Meazza. Tani gjithçka është në rregull, përfshirë kontratën time dhe çdo gjë tjetër, deklaroi Maicon për mediat italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›