E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo kthehet këtë javë

Sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo pret të rikuperohet nga lëndimi në nyjën e këmbës dhe të fillojë stërvitjet gjatë kësaj jave. Ronaldo ishte lënduar në fund të muajit shtator, por mund të kthehet për ndeshjen kundër Racing Santander të shtunën.

Gjëja më e rëndësishme për mua është të kthehem kur ndihem në 100 për qind. Të shohim se çka do të ndodhë pas mesjavës, por jam optimist dhe besoj se do të filloj stërvitjet me ekipin. Këtë javë do të kem një kontrollim të ri për të parë nëse jam rikuperuar plotësisht, deklaroi Ronaldo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›