Qëndrime të njëjta për koalicionin

Pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit, kryeparlamentari, Jakup Krasniqi kur është pyetur rreth ndryshimit të koalicionit, ka thënë se nuk është diskutuar kjo çështje në partinë e tij.
“Kjo që është zhvilluar është më tepër nëpër media se sa në organet e partisë”, ka theksuar Krasniqi.
Nga ana tjetër shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se LDK-ja nuk përkrah as Ekipin e Unitetit dhe as hyrjen në koalicion.
“Ne mund të jem në qeveri vetëm kur i fiton votat LDK-ja nga qytetari dhe jo me kalkulime dhe ekzibicione që i bënë zotëri Thaçi për të dal nga gjendja që është katandis ai dhe Partia Demokratike e Kosovës”, ka thënë Beqiri.
Ndërkaq deputeti nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se qëndrimi i AAK-së nuk ka ndryshuar, që do të thotë se do të jetë në Qeveri me kryeministër vetëm Ramush Haradinaj.
“Ne e kemi qëndrimin që e kemi pasur.... që nënkupton atë që e dini të gjithë me kryeministër Ramush Haradinaj”, ka deklaruar Isufi.
Do të duhet pritur edhe disa javë, deri në shtator kur janë paralajmëruar ndryshimet e koalicionit në prag të nisjes së dilogut politik me Serbinë. E para nisjes së tij, PDK-ja duket se dihet më e sigurt më AAK-në në koalicion.