“Maison Chanel” - Revolucionarja
“Moda kalon, por stili mbetet”. Përveç kësaj shprehjeje, asaj i ka mbetur i pavdekshëm profili: cigarja në buzë dhe vargu i perlave në qafë. E sigurisht edhe emri Mademoiselle Coco. Prej dekadash, Chanel është një tjetër mënyrë për të thënë Grua. Një grua e re, autoironike dhe e rafinuar, një zonjë e sjellshme, por në të njëjtën kohë edhe antikonformiste. E aftë për të mishëruar esencën e femërores e të luajë me klishe prej burrash. Por në fund të fundit, kush rikrijoi Evën, mashkullore kishte grintën e dhe karizmën. Ndërtuar hap pas hapi, duke u nisur nga periferitë dhe varfëria. Gabrielle Bonheur Chanel lindi në vitin 1883 në Saumur, në jug të Francës. Qysh në moshën 12-vjeçare mbetet jetime nga e ëma dhe i ati e braktis. Pas një periudhe qëndrimi tek tezet e saj, përfundon në jetimore, ku kalon adoleshencën. Atje mësoi të qepë dhe murgeshat i gjejnë një punë si rrobaqepëse. Por Coco, rrebele, ëndërronte të bëhej këngëtare kabareje. Nuk do t’ia dilte: bota e muzikës shkëmbeu një këngëtare mediokre me një yll mode. Pikërisht në ambientin e kabaresë, njohu Etienne Balsan, që bëhet i dashuri dhe financuesi i saj, kështu që zhvendoset në Paris, ku në vitin 1913 hap një floktore. është revolucioni i saj i parë estetik. La pas kësulat voluminoze të epokës, duke pyetur veten se si mund të mendonin njerëzit duke pasur ato në kokë dhe ofroi modelin e saj të ri të flokëve “a la cloche” (këmbanë). Gjithnjë me ndihmën e Balsam, brenda një viti hap një dyan veshjesh në Paris dhe një në Deauville. Por debutimi zyrtar vjen në vitin 1916 me përurimin e një salloni mode në Biarritz. Nisi kështu legjenda e “Maison Chanel” dhe zyrës pariziene në rrugën Cambon n. 31. Një legjendë e yjëzuar nga numra magjikë, duke filluar me mitikun “N°5”, propozuar në vitin 1923. Coco zgjodhi këtë numër për parfumin e saj vetëm për shkak të testeve të erërave të ndryshme. Por famës së saj ia dedikon edhe Marylin Monroe, e cila rrëfeu se shkonte të flinte e “veshur” vetëm nga ca pika “Chanel N°5”. Për të vijuar me çantën e famshme të lëkurtë, me zinxhir të artë (2.55). e krijuar në shkurt të vitit 1955, ajo u bë shumë shpejt një kult. Këtyre dy krijimeve të famshme, “Shtëpisë Chanel” i shtohet edhe “petite robe noir” (1926), sandalet dyngjyrëshe me majë të mbyllur dhe të hapur në thembër (1971), tajërin, perlat dhe zinxhirët e gjatë të artë.
Një histori ulje-ngritjesh, paralele me jetën e vrullshme të Mademoiselle Coco. Kriza e Luftës së Dytë Botërore, e detyron që mbyllë Shtëpinë në vitin 1939, duke u vendosur në Zvicër. Do të përflitet për simpatitë filonaziste, deri tek një lidhje me zyrtarin nazist Hans Gunther von Dincklage. Një kapitull i ngjeshur dashurish për Chanel. Kur mbylli marrëdhënien me dukën e ëestminster ajo do të thoshte “ka pasur disa dukesha të Westminster, por ka vetëm një Chanel”. Për të mos folur për miqësitë e saj me elitën kulturore të kohës, si Picasso, Strawinsky, Cocteau e fama e saj përfundoi deri në Hollyëood. Ishte protagoniste e viteve ’30, por dinte të imponohej edhe 20 vjet më vonë, e fatë për të rilindur nga hiri i saj, si një feniks. Pas mbylljes në vitin 1939, ajo pati guximin të kthehej në treg në vitin 1954, në moshën 71 vjeç. Shumë nga krijimet e saj më të njohura kanë parë dritë, pikërisht në këtë fazë të dytë krijimtarie, si për shembull çantat me inicialet CC dhe tajëri i famshëm i veshur nga Jackie Kennedy. Kujtohet si pioniere e modës “à la garçonne” (djaloshare), duke u dhënë grave prerje dhe materiale komode, si trikot dhe golfet e punuara fillimisht me e dorë e më tej në mënyrë industriale, si dhe i dha një dimension tjetër ngjyrave klasike, të zezës, së bardhës dhe bezhes. Krjimet e Chanel janë kthyer në simbol, aq sa në vitin 2008 janë stampuar mbi monedhat franceze, për të festuar 125- vjetorin e lindjes së stilistes. Gjithë trashëgiminë e stilit ia ka lënë Karl Lagerfeld-it, i cili prej vitit 1983 është drejtori kreativ i “Maison”. Coco u nda nga jeta në 10 janar 1971, duke i lënë botës kredon e saj: “Për të qenë të pazëvendësueshëm, duhet të jemi të ndryshëm”.