E Diel, 1 Nëntor 2026

Maj 2009, kontributet e sigurimeve per biznesin 15 %

Kontributet e sigurimeve shoqerore per punedhenesit do te ulen ne 1maj 2009 sipas premtimit qe ka dhene qeveria. Masa e kontributit per sigurimet shoqerore ne do te ulet 25 % per biznesin. Ministri i Financave Ridvan Bode e ka argumentuar projektin per uljen e sigurimeve ne kuader te nje konkurrence rajonale. "Te gjitha vendet e rajonit, e kane kontributin e sigurimeve shoqerore per punedhenesit deri ne 15 %, ndaj edhe Shqiperia per t'iu pergjigjur konkurrences rajonale, do te operoje me uljen e kesaj takse" eshte shprehur ministri Bode". Fondi Monetar Nderkombetar ka kerkuar qe reforma ne kontribute, te ndermerret ne kuder te reformes ne pensione. Mirepo sipas autoriteteve te financave, reforma ne pensione do te plotesohet ne terma afatmesem, nderkohe qe ulja e kontributet duhet ti bashkengjitet reformes fiskale per uljen e informalitetit. E verteta eshte se ulja e taksave dhe administrimi i mire i tyre, zgjerimi i bazes se kontribuesve perben rrugen me te mire, per te rritur te ardhurat e buxhetit dhe perben po ashtu instrumentin me te mire, per te nxitur zhvillimin e ekonomise dhe te bizneseve private, sqarojne burimet ne Ministrine e Financave. Ulja e kontributit te sigurimeve eshte akti i fundit per uljen e taksave te drejtperdrejta ndaj biznesit. Nese informaliteti eshte dominuar ne sektoret e tjere te qarkullimit te mallrave, tregu i punes vijon te mbetet problematik dhe kjo, sipas specialisteve ne Ministrine e Financave, lidhet me presionin e madh te taksave mbi kete treg. Vendet e tjera te rajonit, e kane te gjithe nen 20 % kontributin e sigurimeve shoqerore, qe paguan punedhenesi. Me kete ulje te dyte te kontributit te sigurimeve shoqerore, sipermarresit shqiptare si punedhenes, nga 1 maji i vitit 2009 e ne vazhdim do te paguajne gjithsej 15 per qind kontribute, per punonjesit e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›