Qeveria investon ne "komunikimin me te vdekurit"
E kush do ta mendonte se vete qeveria do te jepte para, me qellim qe te stimulohet veprimtaria e fallxhoreve?! Ne te vertete, keshtu ka ndodhur ne Britanine e Madhe, ku dy psikologeve u jane dhene para nga fondet qeveritare, me qellim qe ata te mesojne dhe te stervitin njerezit sesi "te flasin apo te komunikojne me te vdekurit". E perditshmja britanike, "Daily Telegraph" njofton se cifti Paul dhe Deborah Rees jane shperblyer me 4.500 funte nga qeveria britanike per te krijuar nje medium, i cili do t'u gjendet prane njerezve te cilet kane humbur te dashurit e tyre. Cifti nga Uellsi do t'i shfrytezojne keto para per t'i mesuar njerezit se si te kontaktojne me miqte dhe familjaret te cilet gjenden "ne anen tjeter", pa percaktuar se ku mund te ndodhen ata, ne ferr apo parajse. "Njerezit te cilet i kane humbur prinderit ose femijet, e meritojne respektin me te madh ne bote per vuajtjen e tyre, ndaj ata meritojne nje medium i cili do t'i respektoje ata. Puna jone eshte te sigurojme te dhena baze, per t'ua lehtesuar dhimbjen njerezve. Asnjehere me pare qeveria nuk ka investuar ne veprime te ketilla psikologjike, prandaj ne duhet ta deshmojme veten", ka thene per "Daily Telegraph" Paul Rees. Nderkohe, kritike te shumte kane mbetur te habitur nga ky veprim i Departamentit per Pune dhe Pensione, ndersa Kuvendi i Uellsit eshte duke e hulumtuar rastin qe me te drejte ngjalli cudi.