Votohet ne Mal te Zi, shqiptaret te ndare
PODGORICE- Malazezet votuan dje, ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me ne krye kryeministrin aktual Milo Gjukanovic, i cili kerkon nje mandat te dyte nepermjet planeve per zhdukjen e krizes ekonomike dhe per lidhje me te ngushta me BE-ne dhe NATO-n. Ne zgjedhjet e se dieles, koalicioni i Gjukanovic ka te ngjare te perfshihet ne nje fitore derrmuese, megjithese jane gjithnje e me te dukshme shenjat e nje renie ekonomike. Gjukanovic tha se votimi ishte "nje tjeter dite e rendesishme per te ardhmen e Malit te Zi. Une pres qe qytetaret te zgjedhin nje Parlament dhe qeveri, e cila do te mbaje qendrim mbi menaxhimin e reformave te rendesishme dhe te shpejtoje Malin e Zi, per qellim strategjik te saj; standardet evropiane per qytetaret", tha ai. Presidenti Filip Vujanovic i beri thirrje opozites te "mbeshtes projektet, te cilat jane ne interes te te gjithe qytetareve, kryesisht ne tejkalimin e pasojave te krizes ekonomike". Nuk jane regjistruar incidente te medha, i vetmi rast eshte nje shenim qe ka ndezur debatet mes opozites anti-korrupsion kryesuar nga Nebojsha Medojevic dhe nje perkrahesi te Gjukanovic ne nje qender votimi ne kryeqytetin Podgorice.
Percarja e spektrit politik shqiptar, pritet te ndikoje negativisht ne perfaqesimin e tyre ne perberjen e ardhshme te Parlamentit. Analistet thone se megjithate, keto zgjedhje jane mundesi per rikonfigurimin e skenes politike shqiptare ne Mal te Zi. Per here te pare si shtet i pavarur, Mali i Zi zhvillon te dielen zgjedhje parlamentare. Edhe pse te parakohshme sipas analisteve shqiptare atje, keto votime nuk do te sjellin ndonje ndryshim rrenjesor ne nivel shteteror. Ne trevat shqiptare ne Mal te Zi do te hapen 59 vendvotime, mirepo ne to garojne edhe subjekte jo shqiptare. Sipas Kushtetutes, shqiptaret do te mund te siguronin deri ne pese deputete, por me zbatimin e sistemit proporcional dhe me ndasite e tyre ata maksimalisht mund te sigurojne tre deputete. Trupi zgjedhor ne Mal te Zi eshte rreth 500 mije votues. Sipas analisteve fitore serish pritet te siguroje koalicioni i udhehequr nga kryeministri aktual Millo Gjukanovic dhe i cili pavaresisht nga ndryshimet e medha te politikes se brendshme te vendit, ka arritur te qendroje ne pushtet mbi nje dekade.
40 Per qind e 500.000 malazezeve me te drejte vote votuan ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Fushata elektorale kaloi e qete dhe pa eufori, sepse munguan temat e medha, sic ishin me pare shpallja e pavaresise dhe ndarja nga Serbia.
81 Deputete per parlamentin republikan zgjidhen nga votimet e djeshme. Sipas sondazheve gjasat me te medha per te fituar i ka Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit Millo Gjukanovic, i cili ka ne kete vend pushtetin qe prej 18 vjetesh.
Zgjedhjet e rregullta duhej te mbaheshin ne fund te ketij viti, por po zhvillohen para kohe, per shkak te angazhimeve te Podgorices per integrim sa me te shpejte ne strukturat euro-atlantike dhe gjithashtu ne Bashkimin Evropian.
Partite Shqiptare ne Mal te ZI
1. Lidhja Demokratike ne Malin e Zi (LD ne MZ)
2. Unioni Demokratik i Shqiptareve (UDSH)
3. Forca e Re Demokratike (FRD)
4. Partia e Prosperitetit Demokratik (PPD)
5. Bashkimi Demokratik i Shqiptareve (BDSH ne MZ)
VLERESIMI
Mali i Zi qe nga pavaresimi ne vitin 2006, sipas nderkombetareve vleresohet se ka ecur shume shpejte ne procesin e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian ashtu si edhe me partneret e tjere nderkombetare.
SHQIPTARET
Shqiptaret vleresojne se te drejtat e tyre si popull pakice nuk jane ne nivelin e kenaqshem, edhe pse jane te garantuara me ligj. Sipas analisteve nje pjese te fajit per kete e bartin vete faktoret politike shqiptare te cilet jane te percare dhe nuk arrijne te pajtohen per menyrat e paraqitjes dhe mbrojtjes se kerkesave te tyre.