Transplanti, si hyrje e mjekesise shqiptare ne BE
Nga prof. Nestor Thereska*
Per te arritur deri te transplanti i pare i veshkes, qe u realizua javen qe sapo u mbyll ne QSUT, eshte bere nje pune mbi 10 vjecare. Ajo qe i dha hov ketij zhvillimi ishte bashkepunimi i ngushte me koleget italiane vitet e fundit, si dhe financimet aq te nevojshme per specializimin e mjekeve shqiptare e mbi te gjitha ne aparatura, si nga projektet ashtu edhe nga qeveria. U realizua keshtu, nje enderr, ajo e futjes ne boten e transplanteve, qe 10-15 vjet me perpara dukej e pamundur, ne fakt u arrit. Sepse qe te besh nje transplant do nje mjekesi ca te zhvilluar ne shume drejtime. Do nje imunologji te mire, do nje kirurgji te persosur, do nje nefrologji te zhvilluar. Ne nuk ishim mesuar te punonim me ekipe. Ketu secili punonte i futur ne kafazin e tij, ne nje mjekesi pak primitive. Keshtu qe futja e konceptit te ekipit na beri qe te punojme. Dhe u beme nje ekip rreth 21 mjeke, pa ditur ne kete drejtim, pa njohur konceptet moderne dhe ideja e pare qe na lindi ishte qe te futeshim ne projekte evropiane. E fituam nje projekt te tille ne vitin 2005, ne kohen e ministrit Cikuli, i cili na perkrahu dhe nje ndihme dha edhe doktor Mentor Petrela nepermjet ambasadoreve italiane. Keshtu u futem ne projekt dhe na u desh te krijonim tre ekipe, ekipin e imunologjise te kryesuar nga Genc Sulcebegu, ekipin e urologjise, kirurgjise se veshkave te kryesuar nga Mustafa Xhani si dhe ekipin e nefrologjise nga une. Etapa e pare filloi me dergimin e mjekeve per specializim. Ne fushen e nefrologjise derguam mjeke per specializim ne France, Zvicer e Itali, nga po ky grup i mjekeve Alma Idrizi, Arjana Strakoshes, etj, grupi i urologeve dhe i imunologeve ne Bari, ne kliniken me te mire universitare. Dhe keto dhane rezultate. Sinjalet e para nga italianet erdhen optimiste qe ekipet jane mjaft te pergatitura. Kemi mjeke te mire, sepse po benim testimin e pare te punes ne grup.
E dyta: Ishim ne situate mizerabel me sallen operatore te Urologjise, mund te them ne situate dramatike. Morem fonde nga projekti italian kryesisht, si dhe fonde dhe gatishmeri per mbeshtetje nga ana e qeverise. Dhe sot salla e urologjise eshte e vetmja ne Shqiperi, mendoj une, me te gjitha parametrat evropiane. Nje problem tjeter ishin aparaturat e imunologjise. Imunologjia do mend dhe aparatura. Keto te fundit i siguruam nga fondi italian, ne nje shume afro nje milion euro, dhe sot laboratori i imunologjise eshte laboratori me i pajisur ne Shqiperi, i drejtuar nga nje mendje e ndritur si Genc Sulcegebu, i cili punoi me pasion, me vullnet dhe arriti qe te gjitha ekzaminimet e kryera ne Shqiperi, te para edhe nga mjeket italiane dje, te ishin te gjitha te standardeve evropiane. Asnje analize dje nuk stonoi. Edhe une, qe kam 40 vjet ne mjekesi, jam habitur kur i kam pare dje ato analiza. Ne keto rrethana italianet derguan ketu ekipin e tyre per te pare nese eshte salla e mire, derguan ekip per te pare a eshte i afte laboratori i imunologjise dhe e treta, u be edhe nje testim i pergjithshem. Para 2-3 javesh erdhi perfundimi qe gjithcka eshte ne perfeksion dhe mund te fillojme. U mblodh ekipi shqiptar dhe u them te 21 kolegeve: e bejme apo s'e bejme dot? Ishin optimiste qe te gjithe, edhe pse kishin hallin e kirurgeve urologe. Sepse nje transplant eshte goxha emocion. Eshte hera e pare ne Shqiperi. Une sot vete mund te them ne jeten time ne ankth te tmerrshem sa keto dy jave: cfare do ndodhe, si do ndodhe?
Ne vigjilje te kryerjes se transplantim te pare, ekipi italian e shtroi edhe njehere pyetjen "A eshte i gatshem ekipi shqiptar?", por te gjithe thane se ishin shume te gatshem. Ky ishte transplanti i pare, jo vetem i veshkave, por i pari fare i shendetesise sone publike ne te tera fushat. Dhe une sot, kushdo nga koleget evropiane qe te vije, do te ndjehesha i barabarte mes te barabarteve. Sot Nefrologjia hyri ne Bashkimin Evropian. Te tjerat me vone, do t'i bejne me mire.
* Shef i pavijonit te Nefrologjise ne Spitalin Nr. 2 te QSUT