Samiti, Strasburgu dhe Shqiperia
Nga Dr. Jorgji Kote
Samiti i Strasburg - Kehlit perben nje KULM madhor per te gjithe vendet antare; per Shqiperine ndoshta dhe me shume. Vecanerisht keto dite, ky Samit do te jete "Kryelajm" ne mediat dhe shtypin boteror, per vete vlerat dhe rendesine strategjike, si dhe per zgjerimin e tij me Shqiperine dhe Kroacine. Ndaj, larg analizave klasike, ne kete vigjilje festive eshte momenti te ndalemi qofte dhe kalimthi ne simboliken e shumefishte te Triptikut domethenes -Samit, Strasburg, Shqiperi.
1. Strasburgu - Kryqezim Jubilesh
Emri "Strasburg" vjen nga gjermanishtja dhe do te thote pak a shume "qyteti ku kryqezohen rruget" Por, ne 2 mijevjecaret e tij, Strasburgu i ka kapercyer ku e ku keto permasa. Krahas rrugeve evropiane, aty "kryqezuan" disa ngjarje dhe jubile te permasave Euro-Atlantike. " Maja " ne kete hierarki jubilesh i takon NATOS dhe 60 vjetorit te krijimit te saj. NATO-s qe lindi si garanci qe "Strasburget" Euro-Atlantike mos ishin me "kopje" e se kaluares luftendjellese sic ndodhte deri ne vitin 1945! Me kete garanci madhore, me 4 Maj 1949, pra vetem nje muaj pas NATOS u themelua RFGJ-ja, pas bashkimit te sektoreve perendimore te 3 fuqive te medha. Kufiri gjerman vinte m'u aty, ngjitur me Strasburgun, ne Kehl, duke i ndare te dyja "pasarela e dy lumenjve ose ura evropiane" Disa jave me vone, po 60 vjet me pare, me keto " kredenciale " te fuqishme politike dhe ushtarake ne duar, po aty ne Strasburg u krijua dhe vendos Keshilli i Evropes, qe filloi menjehere hartimin e " Bibles se demokracise evropiane" - Konventen Evropiane te Drejtave te Njeriut". Strasburgu u be selia e mesazheve madhore se koha e zgjidhjes se konflikteve dhe problemeve vetem apo kryesisht me gjuhen e topit dhe tankeve apo me aleanca perjashtuese te te medhenjve kunder te vegjelve kishte marre fund. Krahas aspektit te rendesishem ushtarak NATO u krijua dhe e ka treguar veten mbi te gjitha si aleance politike e vlerave demokratike te bashkepunimit, te paqeberjes dhe paqeruajtjes. Vertet qe 10 vjet me pare ajo demonstroi edhe kapacitetet e saj te jashtezakonshme ushtarake ne Kosove; por ajo nderhyrje ishte mjeti i fundit, pasi regjimi gjakatar i Miloshevicit nuk i la komunitetit nderkombetar asnje alternative tjeter, vec sfides ushtarake. Gjithashtu, Samiti jubilar i NATOS i paraprin natyrshem edhe festes se madhe popullore mbareevropiane te 20 vjetorit te shembjes se Murit te Berlinit dhe Ribashkimit Evropian, qe sapo ka filluar te shpaloset. Ngjarje qe shenoi dhe renien e "Perdes se Hekurt" dhe i qe hapi rrugen dyfishimit te anetaresise, si dhe perhapjes dhe shumezimit te vlerave te NATO-s e te BE-se.
2. "Washingtoni" i Evropes se Bashkuar
Per nga pozicioni gjeografik e sidomos dendesia dhe rendesia e ngjarjeve historike, por dhe rolin e tij ne demokracine evropiane, Strasburgun e konsiderojne edhe si "versionin evropian te Washingtonit". Deshmi te gjalle dhe simbolike te gjakut, mundit, sakrificave dhe humbjeve te pallogaritshme njerezore e materiale te 27 lufterave ndermjet Frances dhe Gjermanise gjate 3 shekujve te fundit; por i perfitimeve edhe me te medha nga pajtimi, miqesia dhe partneriteti historik ndermjet tyre dhe me vendet e tjera ne 60 vitet e fundit. Dihet tashme se si rotacionet tragjike politike dhe ushtarake ne France dhe Gjermani shkaktuan nje kasaphane te vertete ne Evrope. Sedani dhe Verduni jane vetem dy prej shembujve me tragjike. Por, keto rotacione shkaterrimtare bene kerdine edhe mbi vete banoret e Alsase-Lorenes, gjermane apo franceze, pa dallim. Emanuel Schmidti e ka treguar mjaft rrenqethshem kete tragjedi njerezore ne romanin e tij te njohur " Dy Matildat" ku sipas te cilit, vetem ne nje familje franko-gjermane ne Strasburg u bene viktima 48 vete. Ndaj, ndoshta Qymyri i Alsase Lorenes, kjo "lende e pare" per makinen shfarosese te 2 lufterave boterore u kthye menjehere ne berthamen dhe simbolin e pajtimit dhe bashkimit te pare ekonomik e politik te Evropes se pasluftes. Kesisoj, Strasburgu u be perfundimisht i Frances, vec jo me armik i Gjermanise, ndersa Kehli iu kthyer Gjermanise, vecse si "nje aneks" i natyrshem e paqesor me Francen. Me pelqimin zyrtar te te dy vendeve, nga viti 2003, Strasburgu-Kehli perfaqeson nje Eurodistrikt tejet simbolik. Te gjitha keto ngjarje kane ndodhur aty, ne vendlindjen e reformatoreve te medhenj, te Gutenbergut, aty ku kane studiuar "hierarke" te letrave boterore si Getja, nder te paret qytete qe i tha " Po" reformave te Luter Kingut. Sot "Shtepi" prestigjioze e institucioneve evropiane. Ja, pra, se si vetem ne 60 vjet, NATO dhe BE-ja riparuan, rregulluan dhe rimodeluan ate qe u be aq keq ne 600 vjet! Ja pse, Strasburg-Kehli perbejne uren e fuqishme te miqesise dhe partneritetit franko-gjerman dhe mbareevropian, nje nder shtyllat e suksesit te projektit te madh Euro-Atlantik, padyshim edhe me mbeshtetjen jetike te SHBA-ve.
3. Simbolike dhe Sinergji
Shqiperia shkon ne kete Samit historik me simboliken e saj te vecante qe daton para dhe mbas agimit te demokracise. Ajo fillon me ate qe pohoi dhe Kancelarja Merkel para disa ditesh ne Bundestagun gjerman, duke iu referuar Kryeministrit Berisha, se Shqiperia, vendi qe deri para 20 vitesh e konsideronte NATOn si armikun me te madh, tashme eshte mik dhe aleat i saj! Vendi i diktatures qe ne vend te 155 km te Mureve te Berlinit ndertoi 5 here me shume bunkere e transhe dhe 10 here me shume burgje! Vendi i paqes qe ne 20 vitet e fundit e shkurtoi 20 here ushtrine e vet duke ia pershtatur ate standardeve te NATOS. Vendi qe nga "importues dhe konsumator" i sigurise eshte kthyer ne "prodhues dhe eksportues neto" te saj ne rajon e me gjere! Por Shqiperia shkon ne Strasburg edhe me kontribute konkrete dhe te shumanshme, ne sinergji te plote me Aleancen. Ajo eshte mirenjohese per gjithe ate ndihme, inkurajim dhe mbeshtetje te pacmuar e tashme te njohur te aleateve te saj e ne radhe te pare te SHBA-se gjate viteve te demokracise. Ratifikimi rekord brenda 8 muajve i Protokolleve te Anetaresimit ne NATO eshte vetem nje nga deshmite shteruese ne kete drejtim. Por dhe Shqiperia nuk eshte se ka bere pak keto 15 vite per Aleancen, paqen dhe sigurine ne rajon e me gjere. Ndonje skeptik i mbetur duhet ta dije qe me shume se madhesia e territorit apo e popullsise sot peshon fryma demokratike, vullneti, aftesia per te bashkepunuar ne perballimin e krizave e per te qene partner i besueshem. A nuk e deshmon kete Luksemburgu si nje nder bashkethemeluesit e NATOS dhe BE-se? Apo qe gjysma e bashkethemeluesve themeluesve te BE dhe NATO-s ishin vende edhe me te vogla se Shqiperia? Kontributi shqiptar ne fushen e sigurise nderkombetare nuk ,kufizohet vetem ne pjesemarrjen aktive te trupave tona ne operacionet paqeberese, ne Bosnje-Herzegovine, Irak, Afganistan, etj. Keshtu, 10 vjet me pare jo vetem strehoi gati gjysme milion bashkekombes ne palce te dimrit, por Shqiperia vuri ne dispozicion te aleateve te gjitha portet, aeroportet dhe lehtesite e tjera per Aleancen! Shqiperia eshte vendi me bashkejetesen shembullore te tre feve, qe nuk u be strehe per terrorizmin, por ishte dhe mbetet pjese e koalicionit nderkombetar kunder terrorizmit. Vendi qe me moderacionin dhe konstruktivitetin e tij vleresohet gjithnje e me shume si faktor i qendrueshem paqeje e stabiliteti ne Ballkan. "Oferta" shqiptare ndoshta eshte me e madhe edhe ne fushen e vlerave dhe traditave, te kultures, artit, letersise, etj. Mbi te gjitha, Shqiperia mbetet vendi qe ecen me veshtrimin perpara, bashke e ne miqesi me te tjeret dhe kunder asnjerit, me vullnetin politik per te ripare e permiresuar veten, per te korrigjuar dhe te metat e mangesite demokratike, si vendi qe e ka hedhur me kohe spirancen tek Euro-Atlantizmi. Ja, pse sot cdo shqiptar ka te drejte te gezohet dhe te krenohet, kur media, politika dhe opinioni publik nderkombetar i kane drejtuar syte ne Samitin e shumepritur historik, aty ku do te jete dhe elita jone politike fatlume.