E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maj, permiresohet tregtia me jashte

Blerina Hoxha

Tregtia me jashte ne muajin maj, pati nje permiresim te ndjeshem ne krahasim me prillin. Sipas Institutit te Statistikes (INSTAT), gjate majit u rriten si eksportet po ashtu edhe importet, por volumet e rritjes se tregtise me jashte, mbeten te uleta ne krahasim me vitin qe shkoi. Sipas INSTAT, ne muajin maj u eksportuan 8,2 miliarde leke mallra, me rritje 5.7 per qind ne krahasim me muajin prill 2009 dhe ulje 19 per qind, ne krahasim me muajin maj 2008. Ndersa po gjate ketij muaji u importuan 37,6 miliarde leke mallra me rritje 11.5 per qind, ne krahasim me muajin prill 2009 dhe rritje 2.8 per qind ne krahasim me muajin maj 2008. Deficiti tregtar i ketij muaji eshte 29,4 miliarde leke, duke shenuar nje rritje prej 13.2 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje prej 11.2 per qind krahasuar me muajin respektiv te vitit 2008. Tregtia me vendet e Bashkimit Evropian zuri 63.6 per qind. Partneret kryesore tregtare edhe per muajin maj, vazhdojne te jene Italia dhe Greqia. Me Italine eksporti eshte 60.2 per qind dhe importi 27.6 per qind, kurse me Greqine, eksporti eshte 7.7 per qind dhe importi 13.3 per qind. Disa nga partneret tane tregtare me te cilet eksporti dhe importi eshte rritur. Per eksportin jane: Austria, Gjermania, Kina, Kroacia, Spanja, etj, dhe per importin: Gjermania, Greqia, Italia, Kroacia, Zvicra, etj. Krahasimi me muajin paraardhes per disa nga grup mallrat tregon qe eksporti i grupit "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u rrit 45.6 per qind, "Lekure dhe artikujt prej tyre" u rrit 23.4 per qind dhe grupi, "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u rrit 18.8 per qind, etj. Ndersa eksporti i grupit "Prodhime druri dhe letre" u ul 17 per qind, etj.. importi i grupit "Minerale, lende djegese, energji elektrike" u rrit 103.4 per qind, dhe grupi "Produkte kimike dhe plastike" u rrit 25.4 per qind. Nga ana tjeter importi i grupit "Makineri, pajisje dhe pjese kembimi" u ul 10.9 per qind, etj. Ne muajin maj 2009, importi i mallrave me akcize arriti vleren 3,191 miliarde leke, duke zene 8.5 per qind te totalit te importit. Krahasuar me prillin 2009, importi i mallrave me akcize ka pasur rritje prej 18.3 per qind. Peshen me te madhe te ketyre mallrave e zene nenproduktet e naftes, 49.9 per qind.

Tregtia me jashte, e ndikuar nga kursi i kembimit

Zhvleresimi i lekut ne tregun e kembimit i ka favorizuar eksportuesit, sidomos ato te bimeve mjekesore dhe mineraleve. Keshtu vetem nga nencmimi i lekut ndaj euros, eksportuesit i kane rritur fitimet neto, me gati 10 per qind per te njejten sasi malli te shitur ne tregjet e jashtme nje vit me pare. Per shkak se, eksportuesit e shesin prodhimin e tyre ne euro, duke fituar me shume kur konvertojne euron me leke. Teorikisht nje zhvleresim i lekut do te thote me shume te ardhura per kompanite qe eksportojne dhe qe i marrin te ardhurat ne euro, e me pak per ata qe importojne ne monedhen evropiane, por shesin me lek. Shqiperia duke qene nje vend ku influenca e importeve ne tregun e brendshem eshte mjaft e madhe, nuk mundet kurrsesi t'i shpetoje ndikimeve negative qe do te sjelle luhatja e kursit te kursit te kembimit. Sipas te dhenave nga Banka e Shqiperise, ne qershor te ketij viti, leku eshte zhvleresuar me rreth 9% ne raport me monedhen evropiane, ne krahasim me qershorin e nje viti me pare. Renia e lekut ne kembim me euron ka penguar qe ulja e cmimeve per lendet e para, sidomos per naften dhe miellin te percillet totalisht ne tregun vendas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›