"Taci Oil" blen Banken e Kreditit te Shqiperise
Anika Enterpises SA, pjese e grupit "Taci Oil" tashme po operon edhe ne industrine bankare. Grupi ne fjale ka blere 100 per qind, pra te gjitha aksionet e Bankes se Kreditit te Shqiperise. Miratimin per shitjen e ka dhene dje edhe Komisioni i Konkurrences, i cili ka pohuar se nga ky transaksion nuk krijohet monopol. Komisioni i Konkurrences, pas shqyrtimit te njoftimit te perqendrimit, verejti se ne baze te transaksionit te realizuar, "Anika Enterprises" perfiton kontrollin e plote nepermjet transferimit 100% te kapitalit aksionar nga shoqeria, Banka e Kreditit te Shqiperise. Transaksioni i shitblerjes se aksioneve te Bankes se Kreditit te Shqiperise nga shoqeria "Anika Enterprises SA" eshte ndryshim kontrolli dhe nuk ndryshon strukturen e tregut bankar. Palet ne perqendrim kane pjesemarrje te drejtperdrejte, apo te terthorte ne disa shoqeri qe ushtrojne veprimtari ne tregje te ndryshme nga tregu bankar dhe nuk kane kliente te perbashket. Nga analiza e konkurrences nuk ka tregje te prekura nga perqendrimi i njoftuar. Gjithashtu, Banka e Kreditit te Shqiperise, ka nje pjese te vogel te tregut bankar shqiptar. Per sa me lart, transaksioni i njoftuar konsiston ne perftimin e kontrollit te plote te Bankes se Kreditit te Shqiperise, nga shoqeria "Anika Enterprises" dhe nuk krijon ose forcon poziten dominuese te shoqerise pas perqendrimit. Per keto arsye, ne baze te nenit 24, shkronja d, dhe nenit 56 pika 1 te Ligjit Nr. 9121, date 28.07.2003 "Per mbrojtjen e konkurrences" (i ndryshuar), Komisioni i Konkurrences vendosi te autorizoje perqendrimin e realizuar nepermjet shitblerjes se 100% te kapitalit aksionar te Bankes se Kreditit te Shqiperise tek shoqeria "Anika Enterprises SA".