Majemi/ Ulje e detyruar e avionit, 26 të plagosur
Më shumë se 26 persona janë plagosur, kur një avion i "Continental Airlines", që po fluturonte nga Brazili për në Teksas, u godit nga turbulencat ajrore dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente në Majemi.
Të paktën katër persona u lënduan seriozisht dhe 22 të tjerë ishin në gjendje të qëndrueshme me shembje. Një gjë e tillë u bë e ditur nga zëdhënësi i ekipeve të shpëtimit të Majemit, Elkin Sierra. Një total prej 13 pasagjerësh u dërguan në spitalin lokal.
"Avioni i fluturimit "Continental 128" po udhëtonte nga Rio de Janeiro për në Houston dhe kishte 168 pasagjerë në bord, në momentin që devijoi rrugën", u shpreh zëdhënës i aeroportit ndërkombëtar të Majemit, Marc Henderson.
Zëdhënësja e Administrimit të Avioacionit Federal, Kathleen Bergen tha se avioni u ul pa probleme.
Ndërkohë që zëdhënësi i aeroportit bëri të ditur se pasagjerët të cilët nuk patën probleme serioze do të udhëtojnë për në Houston.
Henderson tha se avioni pritej të rikthehej në Houston, por nuk shpjegoi se në çfarë ore.