E Diel, 1 Nëntor 2026

Migjeni nder te paktet qe na frymezon

Viti 2011 perkon me 100-vjetorin e lindjes se poetit. Astrit Cani e ka prezantuar tashme ne italishte ne revisten El Aleph


Ne dhjetor 2010 u hodh ne qarkullim El Alpeh nje reviste e letersise bashkekohore themeluar me 2005 nga Universiteti i Studimeve ne Milano. Numri i dymbedhjete i kushtohet diversitetit prandaj dhe intervista me tre autore te huaj qe shkruajne ne gjuhen italiane ishin pjesa kryesore numrit.


Pap Khouma nga Senegali shqiptarja Ornela Vorpsi dhe gjermania me origjine polake Helena Janeczek ishin zgjedhur nga redaktoret e revistes per tu intervistuar per fenomenin e pasurimit te nje kulture nga kultura te tjera nepermjet letersise gjuhes.


Por ajo qe terheq vemendje pertej ketyre bisedave te dites eshte qe ne kete numer i kushtohet nje speciale poetit shqiptar Migjeni. Bashke me novelistin portugez qe u nda nga jeta ne vitin 2010 lexuesit ne gjuhen italiane i jepet informacion pak letersi proze dhe poezi nga i panjohuri Migjeni shkrimtari shqiptar pak i perkthyer ne Itali qe ka vdekur ne Torino.


Viti 2011 perkon me 100-vjetorin e lindjes se poetit shqiptar.

Njihet qe perkthyesja e Migjenit 1911-1938 ne gjuhen italiane te kete qene studiuesja me origjine italiane Jolanda Guazzoni. Por Historia e njenes nga ato dhe Kanget e pakendueme qe jane zgjedhur si shume perfaqesuese per kete autor qe lulezoi ne letersi ne vitet 30 kur edhe nderroi jete paraqiten ne perkthimin e Astrit Canit autor dhe perkthyes qe jeton ndermjet Shqiperise dhe Italise.


Cani tha per Shekullin se prezantimi i Migjenit ne El Aleph u be i mundur fale redaktoreve te revistes te cilet vijne ne Shqiperi sa me shpesh qe munden por ata mbeten underground pasi nuk ka vemendje zyrtare rreth letersise shqipe. Letersia shqipe pranohet vetem ne qofte e shkruar ne italisht. Shkrimtaret qe shkruajne ne italisht ketu quhen si me origjine... shqiptare braziliane etj..


Migjeni eshte klasik i modernizmit por gjuha qe perdor eshte e kristalte pra nuk ka veshtiresi perkthimi. Veshtiresite kane te bejne me botimin. Editorine italiane po e fundos letersia trash dhe librat e gazetareve televizive. Ne kete menyre Cani i eshte pergjigjur pyetjes per ceshtjen e perkthimit te letersise se ketij autori.


Ne auditore thuhet se shkrimtari me i perkthyer shqiptar i te gjitha koheve eshte Migjeni. Por me sa duket ko eshte e pavertete per aq sa keto perkthime jane perkthime rezervat bere nga shtepite botuese shteterore te regjimit te kaluar.


Edhe studimet mbi vepren e Migjenit nuk kane njoftuar prej kohesh gje te re. Vepra e tij le vend per interpretime dhe lexime te reja interesante. Por deri tani asgje e ndryshme nga interpretimet sociologjike qe te jete bere publike.


Ja si e shpjegon perkthyesi Astrit Cani kete gjendje te pandryshueshme te mendimit akademik e universitar ndaj Migjenit. Mendoj se Migjeni eshte nder te paktet shkrimtare shqiptare qe na frymezon them ne njerezve jo vetem ne shqiptareve. Me te frymezue don me thane me te ba me perdore me shume se 10 te trurit.


Akademiket e universiteteve me te mira te Perendimit perdorin diku tek 5. Akademiket shqiptare vijne nga realizmi socialist shkolla ku vritej frymezimi.


Pervoja i thote Canit i cili mundohet te perktheje autore shqiptare dhe ti botoje ne revista interesimi i lexuesit te thjeshte sa vjen e rritet. Para disa vitesh takoj nje njeri nga viset e Liqenit te Komos qe kur i prezantohem si shqiptar me thote se ka zbuluar ne internet nje poet te jashtezakonshem Frederik Rreshpjen. Sapo takove ate qe e ka perkthyer i thashe. Me lini dhe pak kohe dhe Rreshpja do jete me i njohur ne Itali se ne Shqiperi.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›