E Shtunë, 31 Tetor 2026

Romeo dhe Zhulieta nё Teatrin “Metropol”

“Romeo dhe Zhulieta”, ёshtё shfaqja e parё qё vihet nё skenёn e Teatrit Metropol pёr vitin 2011-tё. Kjo tragjedi e shkruar nga William Shekspir vjen me regji tё Kiço Londos dhe kostumografi tё Blerina Kokona. Rolin e Romeos, regjizori i a ka besuar aktorit tё ri Lulzim Zeqaj dhe atё tё Zhulietёs, Esela Pysylit. Eshtё hera e parё qё Londo vё nё skenё njё vepёr tё Shekspirit dhe tё pestё rolet ai ia ka besuar aktorёve tё rinjё. Kjo shfaqje sipas tij, do tё vijё nё “Metropol” pёr publikun e ri dhe të freskёt.
 

Kjo vepёr do tё luhet nё fund tё muajt janar nё sallёn William Shekspir, e cila ёshtё me e reja nё Teatrin “Metropol”. Salla prej 350 vendesh ёshtё konceptuar tё jetё shumё funksionale. Kjo ёshtё shfaqja e tretё qё Teatri “Metropol” vё nё skenё nё sezonin artistik 2010-2011-tё, e cila do tё pasohet edhe nga dy premiera tё tjera, deri nё pёrfundim tё sezonit.

 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›